POLITIKE

Kushtetuesja ktheu në detyrë Ballukun, Neza: Vendimi delegjitimon sistemin gjyqësor

Piranjat Përditësimi i fundit 15 December 2025, 18:18
Kushtetuesja ktheu në detyrë Ballukun, Neza: Vendimi delegjitimon

Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut, atë të pezullimit nga detyra.

Neza u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese hap disa problematika jo vetëm për Ballukun, por edhe për sistemin gjyqësor në tërësi. Ai rikujtoi se fillimisht Gjykata e Posaçme kishte vendosur pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës së Ballukut për të shmangur përplasjen me parlamentin dhe qeverinë, duke i mundësuar SPAK-ut të vijonte hetimet pa ndërhyrje.

Ai shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është përfundimtar, por krijon hapësira për të delegjitimuar të gjithë sistemin gjyqësor në Shqipëri, duke vënë në diskutim funksionimin e tre shkallëve të gjyqësorit: gjykatën e shkallës së parë, të dytë dhe Gjykatën e Lartë.

‘Atëherë duhet t'ja nisim ndoshta që nga momenti i parë kur Gjykata e Posaçme vendosi të marrë një masë ndaj Belinda Balluku. Po të vlerësojmë masën në raport me akuzat të cilat u formuluan nga SPAK-u dhe më pas u konfirmuan nga Gjykata e Posaçme, zonja Balluku duhet të ishte arrestuar.

Pra SPAK-u duhet të kishte shkuar në parlament me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe për arrestimin e saj. Duke patur parasysh që shanset për të, për t'u votuar heqja e imunitetit nga mazhoranca për zonjën Balluku, duke patur parasysh edhe rastet e tjera brenda mazhorancës socialiste, mund të mos të, domethënë do refuzohej ose nuk do, nuk do arrinin këtu.

Dhe kjo është arsyeja kryesore pse Gjykata e Posaçme doli tek masa ë, ndalim i, i, pezullim nga detyra. Pezullim nga detyra dhe bllokimi i pasaportës. Po. I bëri këto të dyja për shkak se vetëm në këto kushte shmangte përplasjen me parlamentin, shmangte përplasjen me këmbënguljen e qeverisë, ndërkohë mund të vijonte hetimet në një situatë konservimi si të thuash.

Domethënë pothuajse e konservuar si zëvendëskryeministre në shtëpi, nuk lejohej të shkonte në zyrë. Do të thoshte se edhe hapësira për SPAK-un, edhe për hetuesit e posaçëm ishte më e madhe dhe ndërkohë pa shqetësime dhe pa problematika të anësore të cilat mund të lindin përgjatë procesit të vijimit të hetimit të mëtejshëm dhe më të thelluar.

Prandaj në këto, në këto kushte tani kur këtë, në këtë proces është futur Gjykata Kushtetuese, ka, linden, lindin disa probleme në fakt, të cilat nuk lidhen vetëm me zonjën Balluku, por lidhen me sistemin në tërësi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se nuk është një vendim përfundimtar dhe lë hapësira sërish të presim që Gjykata Kushtetuese të mos bllokojë luftën kundër korrupsionit, por Gjykata Kushtetuese në fakt përmes këtij vendimi ka krijuar hapësira për të delegjitimuar të gjithë sistemin gjyqësor, të gjithë shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Domethënë qoftë gjykatën e shkallës së parë, të cilën e ka rrëzuar, në një farë mënyre e ka rrëzuar tani për tani, qoftë gjykatën e shkallës së dytë, të cilës nuk i ka dhënë hapësirë dhe mundësi që të vlerësojë vendimin ose apelimin e mundshëm nga zonja Balluku për vendimin që ka dhënë Gjykata e Posaçme.

Dhe natyrisht edhe Gjykatën e Lartë, e cila duhej të ishte pjesë e këtij cikli të ankimimeve të, të zonjës Balluku dhe të avokatëve të saj. Dalja e Gjykatës Kushtetuese përpara të gjithë proces, të gjithë sistemit gjyqësor, përpara tre shkallëve të gjyqësorit në Shqipëri, ë e vë në diskutim ë si të thuash themelet e Republikës, ku një prej pushteteve, e cila, mbi të cilën mbahet kjo Republikë, është edhe pushteti gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese e hëngri presionin dhe ë, të gjithë e kemi pritur në fakt që do ketë një, një vendim të ndërmjetëm, i cili do të ë realizojë një paqe me Edi Ramën. Po ndërkohë do na lërë edhe ne në një, me një farë pikëpyetje, domethënë edhe ne nuk, kushdo tjetër, domethënë përveç kryeministrit që mund ta dijë se si do jetë rezultati final, askush nuk e di se si do jetë rezultati final.

Kryeministri ka fituar, ka marrë kosto dhe ajo kosto do vijë duke u përforcuar edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të tij. Është krejt e pamundur të ndërpriten proceset e, proceset e hetimit. Jo vetëm procesi i hetimit i cili ka lidhje me, me zonjën Balluku, po edhe me fijet të cilat e çojnë zonjën Balluku, nuk e mbajnë më çështjen vetëm tek ajo, por e çojnë më tutje tek kryeministri ë Edi Rama’, u shpreh gazetari. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?