“Ky nuk është shtet, është represion”/ Ina Zhupa: Policia për vezë përgjigjet me grushte

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagoi pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit ndaj protestuesve, duke e cilësuar të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve. Ajo ngriti pyetjen se “nga çfarë ndryshojnë këta policë nga banditët e firmës private në Zvërnec”, duke argumentuar se në të dy rastet janë goditur qytetarë të pambrojtur që protestonin.
Sipas Zhupës, protesta është një e drejtë kushtetuese dhe policia ka detyrimin të garantojë rendin, jo të ushtrojë dhunë në shërbim të pushtetit. Ajo akuzoi qeverinë se po përdor represionin për të frikësuar qytetarët dhe e mbylli reagimin me mesazhin: “Ju erdhi fundi!”.
Reagimi i Ina Zhupës:
Nga çfarë ndryshojnë këta policë nga banditët e firmës private në Zvërnec, të cilët ushtruan dhunë ndaj qytetarëve? Nëse njëri përdor uniformën e një kompanie dhe tjetri uniformën e shtetit, por të dy godasin njerëz të pambrojtur që protestojnë. Ku është ndryshimi?
Për disa vezë të hedhura në shenjë proteste, Policia e Shtetit zgjodhi të përgjigjej me grushte, shqelma, tërheqje zvarrë dhe dhunë ndaj qytetarëve. Pamjet janë tronditëse dhe të papranueshme në një shtet demokratik.
Protesta është një e drejtë kushtetuese. Policia ka detyrimin të garantojë rendin, jo të hakmerret ndaj qytetarëve. Kur përdoret forcë e pajustifikuar për të frikësuar këdo që ngre zërin kundër qeverisë, atëherë kemi të bëjmë me një polici kriminale që i shërben pushtetit dhe jo shtetit.
As dhuna, as frika dhe as represioni nuk do ta zgjasin jetën e një pushteti që ka humbur besimin e qytetarëve. Historia e ka treguar se çdo qeveri që zgjedh forcën në vend të dialogut e afron fundin e saj.
Ju erdhi fundi!!!
Lexo edhe
POLITIKE
Dhuna ndaj protestuesve/ Koka: Shfaqje e një dekadence totale, qëndresa ka kapur nervin e duhur të regjimit

Berisha reagon pas përplasjeve para Kuvendit: ‘Egërsi shtazore’ ndaj protestuesve, lirim i menjëhershëm të të arrestuarve

‘Nxirreni Tao Pallën’/ Protestuesit e kërkojnë në shesh, Balla fshihet skutave të Kuvendit

Kryeministri Rama “shpërthen” ndaj protestuesve: Mbetje të rrezikshme socio-politike

Qytetarët bllokojnë të gjithë hyrjet e Kuvendit/ FNSH ‘gardh’ para Parlamentit, shpërthejnë protestuesit: Turp, turp!





