Lamallari drejt dorëheqjes? Rama thërret sot Grupin Parlamentar, ja çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama ka thirrur për në orën 17:00 një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku, sipas burimeve, pritet të diskutohet edhe çështja e njohur si “Besa”.
Ndërkohë, burime të pakonfirmuara pohojnë se ka zëra për ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar. Konkretisht, përflitet se ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mund të japë dorëheqjen dhe të zëvendësohet nga Romina Kuko.
Megjithatë, ky informacion mbetet i pakonfirmuar dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Kryeministria apo nga institucionet përkatëse që të konfirmojë një lëvizje të tillë.
Mbetet për t'u parë nëse mbledhja e pasdites do të sjellë zhvillime të reja lidhur me këto raportime apo me çështjet që pritet të diskutohen.
Lexo edhe
POLITIKE
“Reforma territoriale po përdoret nga partia-shtet”/ Zhupa: PS kërkon të shkrijë bashkitë që drejtohen nga PD

Qeveria e Shqipërisë miraton vendosjen e trupave në Gaza

Ekskluzive/ Rama zgjedh ish-zyrtaren e PD-së për drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Zbardhet drafti i PS për hartën e re territoriale, "shkrihen" 15 bashki

“Besa”, “Sorra”, “Korba” dhe “Flamingo”/ Veton Surroi: Gjuha e Ramës të kujton fjalimet e komunistëve pas rënies së murit të Berlinit!...

“‘Balluku’ çështje prioritare. Kontrollet e sotme…”/ A do të dorëzohet kërkesë e re në Kuvend? Drejtuesi i SPAK: Hetimet kanë përparuar! ...

“Agasi kryemafiozi i Shqipërisë. Fluturime në hapësirën e NATO-s…”/ U arrestua në Francë, Berisha: Ermal Beqiri përvetësoi 200 mln euro n...

Serbia, konsullatë në Shkodër/ Marjana Koçeku: Kujt i shërben? Nuk është në përputhje me interesat kombëtare





