Lefter Maliqi i kthehet kryebashkiakut të Kuçovës: Vazhdo shih ëndrra, Hajdar! Më 26 gusht shihemi në KQZ

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Beratin, Lefter Maliqi, përmes rrjeteve sociale ka reaguar mbi disa deklarata të kryebashkiakut të dënuar të Kuçovës se do të jetë sërish kandidat për kryebashkiak edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara!
Haha! Gallatë i dënuari, i paafti, abuzuesi Hajdari, në krye të Bashkisë së grabitur të Kuçovës, na paska përhapur fjalë tek punonjësit e Bashkisë se do të jetë kryetar prapë dhe Lefteri s’do të jetë kandidat?
Pyetja e parë: pse jeni në panik? Pse keni frikë? Haha! Po pse ju e caktoni kandidatin rival? Po pse gjithë pazaret, tenderat, emërimet, pushteti juaj i korruptuar i caktojnë kandidatët që doni ju?
Harroje, Hajdari! Ti dhe ata sipër teje, pushtetin dhe miliardat që keni përfituar me tendera korruptivë, me taksat e qytetarëve të ndershëm, nuk mund të përcaktoni dot kandidatin kukull që doni ju, për të vazhduar vjedhjet dhe abuzimet. Madje, as presionet, joshjet dhe blerjet e votave s’do të pinë ujë më, pasi e keni derdhur kupën nga abuzimet dhe skandalet!
Demokratët, opozitarët, socialistët dhe punonjësit e Bashkisë së ndershëm, që janë shumica në popull, do t’ju japin ndëshkimin ju si pakicë e korruptuar dhe do të merrni dënimin e merituar!
Vazhdo shih ëndrra, Hajdar! Më 26 gusht shihemi në KQZ, në shtator përsëri, në muajt në vazhdim dhe vitin e ardhshëm në Prokurori e Gjykatë. Mjerë ti që mendon se leku është gjithçka!
Gjithçka është vetëm Zoti dhe shëndeti, kurse për mua edhe krenaria dhe dinjiteti! Bashkinë e grabitur të Kuçovës do ta fitojmë dhe s’ka forcë e pazar që na ndal! Kuçova do të kthehet në kantier ndërtimi!
Lexo edhe
POLITIKE
Aktiviteti me pjesëmarrjen e kryeministrit të RMV-së, MEPJ: Mospërfshirja e himnit kombëtar shqiptar në Pustec, mungesë protokolli

Lëvizja e Flamingove tha “Jo”, tani i duhet guximi për të thënë “Po”

Mbyllet protesta e 82-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen

‘Pushteti mbahet mbi frikën dhe presionin’/ Protesta e 21-të në Divjakë, qytetarja: Nuk do të tërhiqemi

Mospërfshirja e himnit shqiptar, reagon kryebashkiaku Pali Kolefski: Kërkova zbatimin e protokolllit, por isha vetëm i ftuar





