"Leku forcohet se çunat jashtë merren me botanikë"/ Irena Beqiraj ironizon Ramën: Nga dolën 8.5 miliardë euro?

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se, forcimi i lekut lidhet me hyrjen e 8.5 miliardë eurove në ekonomi nga turizmi dhe investimet e huaja. Në një postim në Facebook, Beqiraj thotë se shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë nuk mbështesin pretendimin e kryeministrit. Sipas saj, të ardhurat bruto nga turizmi për vitin 2025 ishin 5.72 miliardë euro, por duke zbritur 3.04 miliardë eurot e shpenzuara nga shqiptarët jashtë vendit, fluksi neto nga turizmi rezulton 2.68 miliardë euro.
Ajo shton se investimet e huaja direkte arritën në 1.64 miliardë euro, por thekson se 51% e kësaj vlere përfaqëson fitime të riinvestuara nga kompanitë e huaja, çka sipas saj e ul fluksin real të kapitalit të ri në rreth 820 milionë euro. Në fund të reagimit, ekonomistja përdor ironi, duke aluduar se diferenca mund të shpjegohet vetëm nëse përfshihen të ardhura nga 'sektori botanik', një referencë që përdoret shpesh në diskursin publik për kultivimin e kanabisit.
Reagimi:
Leku forcohet e nuk ka frikë , se çunat jashtë merren me botanikë !
Për të shpjeguar forcimin e Lekut , profesori më i ri i "ekonomisë reale" në vend , Kryeministri tha se 8.5 miliardë euro kanë hyrë nga kombinimi turizm edhe investimet e huaja .
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se :
Treguesit kryesorë financiarë të turizmit për vitin 2025 ishin :
-Të ardhurat bruto nga turizmi: 5.72 miliardë euro.
- Ndërsa, 3.04 miliardë euro janë shpenzuar nga shqiptarët jashtë vendit.
Pra fluksi neto hyrës neto nga turizmi është : 2.68 miliardë euro të injektuara direkt në ekonomi.
Investimet e huaja për 2025 ishin 1.64 miliardë por, 51% të tyre e zinte fitimi që kompanitë e huaja kanë realizuar në Shqipëri . Pra fluksi shtesë i hyrjeve nga investimet e huaja është 0.82 miliardë euro.
Llogaria tregon se fluksi shtesë i turizmit edhe investimeve të huaja
2.68 +0.82= 3.5 miliardë euro.
Për të ndihmuar profesorin e ekonomisë reale le të përfshijmë edhe remitancat që për vitin 2025 janë llogaritur 1.12 miliardë Euro .
Totali :
2.68 +1.12 +0.82 = 4.62 miliardë euro .
Ku dreqin u gjend shifra 8.5 miliardë euro?
E pra Delinë, mos e lër shefin të turpërohet! Shpjegoja se me këto shifra zyrtare të hyrjeve në monedhë të huaj nga remitancat turizmi edhe investimet e huaja - Leku forcohet e nuk ka frikë , sepse çunat jashtë merren me botanikë !
Ndaj vetëm po të pranojmë se 4 miliardë euro kanë ardhur si fluks hyrës nga sektori " botanik " shkojmë tek shifrat e suksesit real të Kryeministrit .
Edhe botanika ekonomi reale është por e pa ligjshme ndaj nuk mund të përfshihet në shifrat zyrtare !
Fundja ju keni treguar se nuk keni nevojë që "suksesi" të jetë i ligjshëm !!!!!
Lexo edhe
POLITIKE
Florjan Binaj: Protesta nuk ka kokë dhe ky ka qenë suksesi i jetëgjatësisë

Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Enrik Mehmetit: Avokat i interesit publik

“Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel

Bojkotoi dy seancat e fundit / PD njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar një orë para seancës së radhës plenare

VIDEO/ Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama





