“L’Espresso”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Tensionet po ndikojnë te integrimi në BE

Protesta e zhvilluar këtë të enjte para Parlamentit të Shqipërisë ka marrë vëmendjen edhe të medias italiane “L’Espresso”, e cila e përshkruan situatën si “kapitullin e fundit” të një lëvizjeje që vijon prej gati dy muajsh në vend.
“Vezë kundër ujit me presion dhe gaz lotsjellës para Parlamentit të Tiranës”, shkruan media italiane, duke iu referuar përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë tubimit të 23 korrikut, krahas një fotoalbumi.
Sipas “L’Espresso”, nga kjo lëvizje ka lindur edhe ajo që është quajtur “revolucioni i flamingove”, ku prej javësh mijëra qytetarë mblidhen në Tiranë duke kërkuar ndalimin e projektit në Zvërnec, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas artikullit, përveç shqetësimeve mjedisore, protestuesit kanë ngritur edhe akuza për korrupsion. “L’Espresso” thekson se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri po heton dyshimet për dokumente pronësie të falsifikuara mbi tokat që i janë kaluar zhvilluesve të projektit.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe qeverisë. Sipas medias italiane, Rama i ka cilësuar protestat si “artificiale”, të nxitura nga kundërshtarët politikë, ndërsa i ka përshkruar ato si një “luftë hibride”.
Megjithatë, “L’Espresso”, shkruan se tensionet nuk po zbehen dhe situata po ndikon edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Lexo edhe
POLITIKE
Agron Shehaj: Nuk më lejuan në Kuvend, se kanë frikë nga ato që i them unë Ramës

Bushati: Protesta e plaku, zvogëloi dhe karikaturizoi fytyrën e pushtetit të Ramës

“Po flas për ata anëtarë të PS që ishin në protestë”, Rama ndryshon strategji me protestuesit, përgatit fjalimin live nga bulevardi...

Nesho: Kur populli del në rrugë, pushteti ka marrë fund

Dhjetëra të shoqëruar nga protesta/ Blushi shkresë zyrtare Lamallarit dhe Hitës: Jepni llogari për dhunën çnjerëzore

Këlliçi: 430 milionë euro kemi dhënë për drejtësinë nga 2019, SPAK rikuperoi ZERO para korrupsioni

Ish-deputetja socialiste Ledi Shamku denoncon arrestimet e dy aktivisteve pas protestës

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar





