Ligjet nuk mjaftojnë! Gonzato apel për magjistratët: Drejtësia ndërtohet çdo ditë me vendime të pavarura dhe etikë profesionale

Në Tiranë është zhvilluar një konferencë mbi ndërveprimin mes sistemit të drejtësisë dhe medias, ku mori pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Takimi u fokusua te roli i magjistratëve të rinj dhe sfidat që shoqërojnë funksionimin e drejtësisë në një periudhë reformash dhe pritshmërish të larta publike.
Gonzato vuri në dukje se procesi i përafrimit me standardet evropiane nuk lidhet vetëm me miratimin e ligjeve, por me mënyrën si ato zbatohen në praktikën e përditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
U theksua se ndryshimi i kulturës brenda institucioneve mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit të drejtësisë.
Magjistratëve të rinj iu kërkua të mbajnë një qasje të përulur në punë, të shmangin qëndrimet e mbyllura dhe të forcojnë aftësinë për të dëgjuar dhe analizuar çdo rast.
Po ashtu, u ngrit shqetësimi mbi ndikimin e presioneve të jashtme, përfshirë rrjetet sociale dhe mediat, duke nënvizuar rëndësinë e vendimmarrjes së pavarur dhe të arsyetuar qartë.
Në konferencë u vu theksi edhe te përgjegjësia që mbart brezi i ri i magjistratëve, të cilët pritet të jenë shembull i integritetit dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë.
“Parakushti i parë që ju mund të keni, mund të mos jetë ai i drejti. Duhet të dëgjoni gjithçka. Duhet të jeni të përulur, jo arrogantë. Ndërkohë që Shqipëria ecën përpara drejt anëtarësimit, roli i magjistratëve bëhet edhe më i rëndësishëm. Standardet evropiane nuk arrihen vetëm me ligje, por me punën e përditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ju do të jeni ata që siguroni zbatimin e ligjit në praktikë. Pavarësia nuk garantohet vetëm me ligj, por me sjellje profesionale çdo ditë.”-tha Gonzato.
Gjithashtu Gonzato nënvizoi se në dukje se asnjë reformë ligjore nuk mjafton pa vullnet të qëndrueshëm profesional dhe etik, ndërsa Shkolla e Magjistraturës u vlerësua si një pikë e rëndësishme referimi për formimin e vazhdueshëm të brezit të ri të drejtësisë.
Lexo edhe
POLITIKE
"Mijëra qytetarë çdo natë kërkojnë dorëheqjen e Ramës", Associated Press: Pjesëmarrës, njerëz të thjeshtë!

Sot do të zhvillohet protesta e 30-të kundër qeverisë! Sheshe e rrugë të mbushura plot! Qytetarët thirrje kryeministrit: Jep dorëheqjen!...

RAI 3 për protestat në Ballkan: Vuçiç dha dorëheqjen, a do të ndjekë edhe Rama shembullin e tij?

“Nesër më shumë”! Shqiptarët 29 ditë protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit

Turistët irlandezë i bashkohen protestës: Po frymëzojnë mbarë Europën





