"Linda dhe Edi Rama sillen si pronarë të Shqipërisë"/ PD: Dënojmë hakmarrjen primitive të çiftit kryeministror ndaj gazetarit Konomi

TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes gazetarit Arjan Konomi dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate për mediat, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani ka deklaruar se PD dënon sulmin e çiftit kryeministror ndaj gazetarit.
Kapidani shprehet se shkaku i sulmit të Edi Ramës nuk është thjesht videoja që po bënte gazetari Konomi, por hakmarrja për denoncimet e herëpashershme të tij. Ajo thekson se Konomi, si personazh publik dhe si banor i Vunoit, ka denoncuar vazhdimisht atë që ai e konsideron si vjedhje të tokave nga vëllezërit Rama në këtë zonë, kryesisht në Gjipe dhe Skutara.
Në fund, PD kërkon reagimin e organizatave të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes. Kjo duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka një histori të gjatë përplasjesh me gazetarët dhe kritikët e tij në përgjithësi.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani
Me një akt rrugaçërie dhe hakmarrjeje primitive, Edi Rama, dy ditë më parë, ka sulmuar verbalisht në Vuno, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, figurën e shumënjohur televizive Arjan Konomi, duke e shoqëruar më pas për disa orë në Komisariatin e Himarës.
Siç shpjegon vetë Konomi në videon e bërë pas ngjarjes, ai nuk ishte duke bërë asgjë tjetër, veçse po filmonte vizitën e Ramës në Vuno. Sipas tij, kryeministri i jep të drejtë vetes të zaptojë të gjithë sheshin e fshatit me makinën e tij dhe të truprojave, ndërkohë që vizitorët dhe turistët gjobiten nga policia nëse kryejnë të njëjtin veprim.
Duket qartazi se, shkaku i sulmit të Edi Ramës nuk është thjesht videoja që po bënte gazetari Konomi, por hakmarrja për denoncimet e herëpashershme të tij. Konomi, si personazh publik dhe si banor i Vunoit, ka denoncuar vazhdimisht atë që ai e konsideron si vjedhje të tokave nga vëllezërit Rama në këtë zonë, kryesisht në Gjipe dhe Skutara.
Këtë e tregon më së miri edhe shpërthimi i Linda Ramës. Kjo e fundit, sipas Konomit, ka qenë edhe më aktive në sulmet verbale ndaj gazetarit. Natyrisht, Linda Rama është përfituesja e drejtpërdrejtë e pushtetit dhe privilegjeve që burojnë nga pozita e bashkëshortit të saj si kryeministër, ndërsa denoncimet publike për çështje të lidhura me familjen e saj janë të shumta.
Në këtë kontekst, reagimi i saj në mbrojtje të bashkëshortit të saj është “i kuptueshëm”, si hajduti që kërkon të mbrojë hajdutin. Më pas, sipas dëshmisë së Konomit, truprojat e Ramës, me urdhër të këtij të fundit, i kanë marrë telefonin gazetarit dhe më pas, me një furgon policie, ai është shoqëruar në Komisariatin e Himarës.
Partia Demokratike dënon me forcë këtë akt të shëmtuar të çiftit kryeministror dhe kërkon reagimin e organizatave të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes. Edi Rama ka një histori të gjatë përplasjesh me gazetarët dhe kritikët e tij në përgjithësi. Sjellja e tij prej latifondisti në tokat që ka rrëmbyer është shenja se si duhet larguar me çdo kusht.
Lexo edhe
POLITIKE
Incidenti në Pustec/ Blushi sulmon Ramën: Po përçan komunitetet për të fshehur dështimin me zjarret

Himni maqedonas po, ai shqiptar jo/ Shqipëria kritikon aktivitetin ku mori pjesë Mickoski

“Po lahemi me kazan”/ Qytetari kërkon ujë, kryebashkiaku i Shijakut përgjigjet si gangster: E di unë ça do ti

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

Televizioni publik austriak: Nuk ndalet Revolucioni Flamingo, mijëra njerëz në rrugë prej gati 3 muajsh





