Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës
POLITIKE

LISTA/ Zgjidhet mes risive Kryesia e re e Partisë Demokratike, ja anëtarët e zgjedhur

P
Piranjat 2 July 2026, 08:41 · 4 min lexim
LISTA/ Zgjidhet mes risive Kryesia e re e Partisë Demokratike, ja

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij konstituese, gjatë së cilës u zgjodhën edhe dy prej organeve kryesore drejtuese të Partisë: Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Pas një procesi zgjedhor të zhvilluar në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre, si dhe të transmetuar pa ndërprerje drejtpërdrejt nga mediat, proces i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të PD-së shpall rezultatet përfundimtare si më poshtë:

Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së është zgjedhur znj. Juliana Emiri.

20 anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në Kryesinë e Partisë, sipas kategorive statutore, janë:

Femra
1.     Eda Grimci
2.     Edith Harxhi
3.     Florjana Garo
4.     Ilda Zhulali
5.     Lili Sula
6.     Mimoza Hajdarmataj
Të rinj
1.     Andia Ulliri
2.     Desada Xhetani
3.     Fatjon Bathorja
4.     Glauk Olldashi
5.     Lorenca Hoxha
6.     Nikola Kedhi
Burra
1.     Atird Hoxha
2.     Dorjan Teliti
3.     Ervin Minarolli
4.     Fisnik Qosja
5.     Gjin Gjoni
6.     Grigels Muçollari
7.     Ilir Alimehmeti
8.     Keltis Kruja

Me konstituimin e Kryesisë së re, ajo do të miratojë edhe përfaqësuesit e Diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe në Kryesinë e Partisë Demokratike, në përputhje me ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i PDSH-së, më 30 maj 2026.

Më tej do të vijojë zgjedhja e organeve të tjera drejtuese të Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Sekretariatin dhe Departamentet, duke përmbyllur kështu procesin e riorganizimit dhe ripërtëritjes së Partisë.

Këshilli Kombëtar i sapokonstituuar pasqyron qartë mesazhin kryesor të Kuvendit Kombëtar të PDSH-së të 30 majit për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike. Në mënyrë konkrete:
1.     Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një grua, znj. Juliana Emiri, e cila i është bashkuar Partisë Demokratike nga shoqëria civile.
2.     Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, 60% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë do të jenë gra, vajza dhe të rinj nën moshën 35 vjeç.
3.     Katërmbëdhjetë nga 20 anëtarët e zgjedhur janë për herë të parë pjesë e Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.

Në përfundim, Komisioni Zgjedhor falënderon mediat për ndjekjen e pandërprerë të procesit të votimit dhe numërimit, si dhe të gjithë kandidatët dhe vëzhguesit e tyre për kontributin në zhvillimin e një procesi korrekt, transparent dhe të besueshëm.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për kandidatët që morën pjesë në këtë garë të brendshme dhe nuk rezultuan fitues. Kontributi, angazhimi dhe vlerat e tyre përbëjnë një pasuri të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe do të mbeten pjesë e rëndësishme e procesit të saj të ripërtëritjes dhe forcimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.