Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Lubonja: Jemi në një regjim kriminal! PS duhet ta kishte përjashtuar Ramën

P
Piranjat 3 August 2026, 15:36 · 2 min lexim
Lubonja: Jemi në një regjim kriminal! PS duhet ta kishte

Analisti Fatos Lubonja, ka bërë një analizë të situatës politike në vend dhe valës së protestave masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

I ftuar në studion e News24, Lubonja u shpreh se në një shtet normal demokratik, kreu i qeverisë do të kishte dhënë dorëheqjen prej kohësh dhe do të ishte përjashtuar nga forca e tij politike, duke sjellë në vëmendje listën e gjatë të skandaleve që kanë përfshirë ekzekutivin.

“Po të ishim në një shtet demokratik normal, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen disa herë dhe partia e tij duhet ta kishte përjashtuar për të gjitha ato gjëra që kanë dalë, duke filluar nga skandalet me radhë, nga inceneratorët, Ahmetaj, Balluku, AKSHI, deri te Aruba, etj., etj.,” u shpreh Lubonja.

Megjithatë, ai theksoi se mungesa e përgjegjshmërisë dhe pandëshkueshmëria dëshmojnë se Shqipëria ndodhet nën një “regjim kriminal”.

Duke u ndalur te lëvizja qytetare dhe protestat që vijojnë, analisti parashikoi një dinamikë të re në ditët në vijim.

Sipas tij, me rritjen e pakënaqësive popullore, këto energji duhet të orientohen drejt këtij “lumi proteste”, i cili do të zgjerohet më tej përballë krizës ekzistenciale që po kalon vendi, ku emergjenca kryesore mbetet shpopullimi masiv i Shqipërisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.