Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
POLITIKE

Lubonja nxjerr librin, çfarë shkruante Rama kur ishte Ministër Kulture për vendet historike

P
Piranjat 1 June 2026, 22:24 · 4 min lexim
Lubonja nxjerr librin, çfarë shkruante Rama kur ishte Ministër

Teksa ka komentuar protestën masive të mijëra qytetareve kundër ndërtimeve në zonë e Zvërnecit sot në Tiranë, analisti Fatos Lubonja ka sjellë në vëmendje një pasazh nga parathënia e librit të tij mbi trashëgimitë kulturore në vend të shkruar nga kryeministri Edi Rama, i cili asokohe mbante detyrën e ministrit të Kulturës.

Lubonja u shpreh se në libër nuk flitet thjesht për “zona të mbrojtura” në kuptimin formal, por për hapësira që, sipas tij, kanë arritur t’i mbijetojnë mrekullisht modernitetit, ndërtimeve dhe kapitalizmit të egër.

Sipas Lubonjës, Rama aty shprehej se këto trashëgimi “duhet t’i ruajmë se janë identiteti jonë, monumente tona arkitektonike dhe natyrore”.

Në një prej pasazheve të cituara nga Lubonja, Rama thekson se “monumentet janë burime jetësore nëse duam të krijojmë turizëm të qëndrueshëm. Shqipëria dhe shqiptarët janë shuma e kulturës sonë dhe këto vende historike janë themelore për atë kulturë. Këto vende janë të lidhura me këtë identitet”.

“Përgjegjësia jonë është të mbrojmë të gjitha monumentet tona sa më efektivisht”, citohet të ketë shkruar Rama.

Fatos Lubonja: Në librin tim nuk flet për zona të mbrojtura, por për zona që i kanë shpëtuar mrekullisht modernitetit, ndërtimeve të tjera, kapitalizmit të egër. Dhe thotë që duhet t’i ruajmë se janë identiteti jonë, monumente tona arkitektonike dhe natyrore. Thotë qe do t’i ruajmë, do duhet dhe investim për t’i ruajtur, për t’i kualifikuar. E di pse ta solla këtë librin, sepse ky më mori mua nëpër gojë atje, dhe tha ‘kur u nda nga unë’ tha, kemi qenë të martuar ne, a e kupton. Nuk tha miq, kur u nda nga unë tha, filloj të shikoj mafie tha. Mund ta këtë thënë dhe mik, por kur u nda nga unë tha. S’ka rëndësi. Librin e solla për të folur për atë që u intereson të gjithë shqiptarëve, problemi që na bashkon neve. Unë dhe Artan Shkeli jemi autor, Rama ka bërë parathënien.

Kur flet për zona të tilla siç është edhe Zvërneci, në fakt për jugun, shkruante: Po, monumentet janë burime jetësore nëse duam të krijojmë ndonjëherë turizëm të qëndrueshëm. Por këto vende nënkuptojnë shumë, shumë më tepër se kaq. Shqipëria dhe shqiptarët janë shuma e kulturës sonë, dhe këto vende historike janë mjaft themelore për atë kulturë. Këto vende janë të lidhura me këtë identitet. Ky nuk është një peizazh me pluhur i rrethuar nga kioskat e Coca-Cola-s, por një vend magjik joshës i mbrojtur nga shkatërrimet e botës moderne.

Përgjegjësia jonë është të mbrojmë të gjitha monumentet tona sa më efektivisht. Megjithatë, duke bërë këtë, ne ofrojmë ndihmë. Përballë tranzicionit nga komunizmi në demokraci, ne kemi nevojë për ndihmë për të edukuar dhe përhapur një interpretim të ri të vlerës kulturore. Ne kemi nevojë për mirëkuptim fleksibël nga partnerët tanë të huaj – Bashkimi Evropian, Banka Botërore e kështu me radhë – aq sa zhvillimi ekonomik është thelbësor, aq më i rëndësishëm në një kuptim të qëndrueshëm të asaj që jemi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.