Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps
POLITIKE

Bëhet i gjallë Pandeli Majko, del kundër Konsullatës serbe në Shkodër

P
Piranjat30 July 2026, 17:21 · 2 min lexim
Bëhet i gjallë Pandeli Majko, del kundër Konsullatës serbe

Ish-deputeti socialist Pandeli Majko i është bashkuar kritikave ndaj nismës së qeverisë shqiptare për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Majko e cilëson të pakuptimtë krahasimin mes një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës, pasi sipas tij dy rastet nuk janë të krahasueshme për shkak të realiteteve demografike dhe gjeopolitike. Sipas tij, për Serbinë një konsullatë në Shkodër përfaqëson më shumë sesa një interes të zakonshëm diplomatik.

Reagimi i plotë:

‘Konsullatë serbe në Shkodër?!… Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se sa vetë minoriteti!

Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…! Lugina e Preshevës është një vazhdimësi territoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë! Konsullata në Luginën e Preshevës ‘shmang’ Kosovën! Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes!…

Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standart! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër!

Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë!’.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.