POLITIKE

Maliqi: KQZ të mblidhet urgjentisht, të verifikojë mandatin e Kreshnik Hajdarit

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Qershor 2026, 13:15

Maliqi: KQZ të mblidhet urgjentisht, të verifikojë mandatin e

Kandidati për kryetar Bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesë për seancë urgjente, për mandatin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari. Maliqi i bëri thirrje Komisionerit Ilirian Celibashi të thërrasë sa më parë mbledhjen pas vendimin të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve që e e ktheu çështjen për rishqyrtim në KQZ. 

Maliqi tha se vendimi i Gjykatës së Lartë, duhet të sjellë shkarkimin e Hajdarit nga detyra, pasi ka shkelur dhe fshehur ligjin e dekriminalizimit ndërsa paralajmëroi se nuk do të ndalë betejën ligjore deri në burgosjen e tij.

Jam sot pranë KQZ-së për të bërë një kërkesë për mbledhje urgjente për heqjen e mandatit dhe pavlefshmërinë e mandatit të dënuarit, akuzuesit, të paaftit, Kreshnik Hajdari në krye të Bashkisë së Grabitur 2023-shin në KZAZ-në e krimit 64. Dje, KQZ-ja duhet të bënte vendim në orën 11:00, por për shkak të mungesës së komisionerit të KQZ-së u shty pa afat. Për këtë arsye kam ardhur me kërkesën urgjente, sepse vendimi i KAS-it është 5 me 0 dhe vendimi i Gjykatës së Lartë është që urdhëron komisionerin e KQZ-së të marrë një vendim urgjent. Imagjino, po bën tre vjet, ndërkohë që unë bëj kërkesa të tilla, Hajdari i famshëm me avokatë, me lobingje, me oligarkë, me politikanë të ndryshëm, zvarrit me fjalë ankimimet qëllimisht për të mbaruar mandati.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe kësaj radhe, kërkon dhe siguri mase në Gjykatën Administrative, ndërkohë që Gjykata Administrative nuk ka asnjë fuqi, sepse ka kaluar njëherë për të ndaluar vendimin e KQZ-së dhe në fund vendimin e KAS-it.

Të dashur shqiptarë, ju po e shikoni këtë lojë kungulleshkash, këtë cirk me institucionet e drejtësisë së kapur dhe institucionet e shtetit. Prandaj jemi në një shtet të kalbur, prandaj kam bërë edhe 11 kallëzime, por gjithë kjo betejë është betejë morale, politike, mediatike e fituar bashkë me qytetarët e Kuçovës për votën e lirë. Ndërkohë që betejën ligjore do ta çojmë deri në fund, sepse në 2027-ën së bashku do rrëzojmë me votën tuaj Hajdarët, Hajdarin dhe Hajdarë të tjerë, kushdo që të jenë nga kandidatët e Rilindjes. Kështu që do ju them të gjithëve që unë kam bërë edhe kallëzime të tjera në SPAK, oligarkia, politika, ndërhyrjet, taksat, firmat e ndërtimit, të cilat janë të shqetësuara mbas Hajdarit të famshëm, ndërhyjnë kudo.

Një prokurore e SPAK-ut ka marrë tre çështje, avokatët e çështjeve dhe kërkon pushimin e tyre, por jeni të bindur që në datën 1 korrik në Gjykatën e Posaçme do të kërkoj shtyrjen e hetimeve, ndërkohë edhe ankimimin nëse do të jetë e nevojshme. Pra, nuk ka asnjë rrugë tjetër, nuk ka forcë që na ndal për betejën ligjore dhe për ta vendosur drejt prangave Hajdarin, që ka abuzuar me taksat tuaja, ka vjedhur e ka lënë Kuçovën si në mesjetë, të fundit në Shqipëri për shkak të abuzimeve të tmerrshme. Kërkojmë nga komisioneri i KQZ-së të mblidhet urgjent, të japë një vendim, pavarësisht ndërhyrjeve oligarkike dhe politike që mund ta mbajnë në detyrë. Është KAS-i ai që do vendosë dhe unë do bëj betejën time.

Dua të di të drejtën se deri ku shkon kjo çështje, sepse në bazë të ligjit të dekriminalizimit asnjë deputet apo kryetar bashkie që ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit për një masë dënimi të formës së prerë brenda apo jashtë vendit, pavarësisht masës së dënimit, të gjithë kanë lënë mandatin apo nuk kanë konkurruar apo janë përjashtuar apo janë shkarkuar nga detyra. Rasti i vetëm është Hajdari i famshëm i mbështetur nga oligarkë, nga firma ndërtimi, nga avokatë të shtrenjtë dhe nga politikanë të cilët kërkojnë ta mbajnë peng me fjalë votën e lirë, të cilët ashtu siç grabitën, siç dhuruan kutitë në KZAZ-në e krimit 64, kështu kërkojnë me interesa korruptive, me taksat e qytetarëve, me abuzime të tmerrshme, kërkojnë zvarritjen e këtij procesi.

Ne do ta çojmë betejën deri në fund. Nuk ka forcë që na ndal. Imagjino, ish-drejtor, ish-drejtues policie, ish-drejtues i burgjeve, dy herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, drejtues vendor, kur ma bëjnë mua, imagjino çfarë u bëjnë qytetarëve të thjeshtë nëpër gjykatat dhe prokuroritë e rretheve për shkak të kësaj reforme në drejtësi të kalbur dhe të kapur nga ky narko-shtet. Prandaj mbështes fuqishëm protestën masive, uraganin e qytetarëve për të rrëzuar këtë shtet të kalbur, këto institucione të kapura, këtë drejtësi të kapur dhe për t'i hapur rrugën Shqipërisë Europiane, shtetit ligjor.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan