POLITIKE

Malltezi letër drejtësisë: Ja falsifikimet e dokumenteve zyrtare nga ana e prokurorëve të SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 5 January 2026, 16:17

Malltezi letër drejtësisë: Ja falsifikimet e dokumenteve zyrtare

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi i është drejtuar me një letër të gjithë institucioneve që merren me drejtësinë në Shqipëri. Ai i ka dërguar këtë letër edhe Drejtuesve të Misionit OPDAT në Shqipëri. Malltezi i ka shpjeguar me detaje falsifikimet e dokumenteve zyrtare nga ana e prokuroreve te SPAK në procedimin penal nr. 287 të vitit 2020.

“Deshiroj t’ju vë në dijeni për dyzina mashtrimesh që të shkruara nga prokurorët Millonai dhe Kraja në akt-akuzën zyrtare përbëjnë fallsifikim të dokumentit zyrtar, duke shpresuar në një qëndrim zyrtar nga institucioni juaj|, shkruan Malltezi në letrën e tij. “Procesi i hetimit, sipas tij, u kontrollua nga një gjyqtare që ka konsumuar veprën penale të falsifikimit në Greqi, për çka është dëbuar dy herë nga ai vend, si dhe mosdeklarimin e këtyre vendimeve dhe dëbimeve në formularin e dekriminalizimit në Shqipëri, gjë që gjithashtu përbën vepër penale të dënueshme me burg”.

“Shpresoj që SPAK, vijon më poshte letra e Malltezit,  do të ndahet nga praktika kriminale e falsifikimit të provave dhe mbulimit të krimit. Dy herë kam kallzuar penalisht dy prokurorët e SPAK për shpërdorim detyre në Prokurori të Tiranës dhe dy herë kam marrë përgjigje nga kolegët e tyre në SPAK per pushimin e çeshtjes”.

Letra e plotë:

Drejtuar: Z. Klodian Braho, Drejtues i SPAK

Per dijeni: Z. Olsian Cela, Prokuror i Pergjithshem, Prokuroria e Pergjithshme

Z. Ilir Rusi, Kryetar, Keshilli i Larte Gjyqsor

Zj. Mirela Bogdani, Kryetare, Keshilli i Larte i Prokurorise

Z. Artur Metani, Inspektori i Larte i Drejtesise

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem

Tirane

Drejtues i Misionit OPDAT ne Shqiperi

Lenda: Mbi falsifikimet e dokumenteve zyrtare nga ana e prokuroreve te SPAK ne procedimin penal nr. 287 te vitit 2020

Deshiroj t’ju ve ne dijeni per dyzina mashtrimesh qe te shkruara nga prokuroret Millonai dhe Kraja ne akt-akuzen zyrtare perbejne fallsifikim te dokumentit zyrtar, duke shpresuar ne nje qendrim zyrtar nga institucionin juaj.

Referencat ne fjale nuk jane gabime shpejtesie, apo 2-3 genjshtra qe turperojne institucionin e akuzes, por mbi 20 falsifikime, te kryera vetem ose ne bashkepunim me gjyqtaren e hetimit, qe deshmojne qellim kriminal per te ndeshkuar pa prova “armikun e partise dhe te popullit”. Keto falsifikime perfshijne genjeshtra mbi permbajtjen e VKM, dekretit te Presidentit te Republikes, si dhe akteve ligjore private, si kontrata e akt-marrveshje.

Procesi i hetimit u kontrollua nga nje gjyqtare qe ka konsumuar vepren penale te falsifikimit ne Greqi, per cka eshte debuar dy here nga ai vend, si dhe mosdeklarimin e ketyre vendimeve dhe debimeve ne formularin e dekriminalizimit ne Shqiperi, gje qe gjithashtu perben veper penale te denueshme me burg. Vendimi penal i drejtesise greke, debimet nga zona Shengen, mosdeklarimi ne formularin e dekriminalizimit e me tej ate te vetingut, jane secili individualisht shkaqe per te cilen gjyqtarja e hetuese Irena Gjoka nuk mund te ushtroje detyren e magjistrates, sipas ligjeve shqiptare. Pavaresisht dokumentave te qarta qe provonin kete gje, organet kompetente – Prokurori e Pergjithshme dhe KLGJ – kane dy vite qe fshihen pas gishtit duke lejuar vazhdimin e detyres nga ana e saj duke bere qe ky proces te kontrollohet nga nje instance qe nuk ploteson standartet konventore dhe kushtetuese te gjykates se caktuar me ligj

Ekzistenca e qarte e dokumentave provuese per veprat penale te konsumuara prej gjyqtares hetuese e bene ate peng te vendimeve politike qe drejtuan procesin ndaj meje, te provuara ne gjurmet te shumta qe turperojne sistemin e drejtesise. Mjafton te permend se sipas nenit 245/1/ç, te Kodit te Procedures Penale arresti im ne 20 tetor 2023 ishte absolutisht i pavlefshem, pasi nuk permbante asnje arsyetim se pse argumentat e mbrojtjes nuk merreshin parasysh. Kjo sepse une jam ndoshta i vetmi rast ne histori i arrestuar per nje veper penale te prezumuar 15 vite perpara, pa u pyetur asnjehere me pare. Dhe ndonese ne e ngritem kete pretendim ne ankimet tona ligjore dhe media, jo vetem qe une nuk u pyeta edhe per 3 muaj te tjere, por edhe masa e arrestit te liderit te opozites Prof. Dr. Sali Berisha, u mor pa e pyetur kurre me pare ate. Kjo sepse prokuroret e ceshtjes, ish drejtuesi i SPAK dhe gjyqtarja e hetimit i ishin nenshtruar nje agjende politike.

Si ne asnje rast tjeter ne vendimin e gjyqtares Irena Gjoka per arrestin tim, ka argumente te cilat prokuroria i ka ngritur vetem disa muaj me vone. Se çfare nenkupton kjo dhe efektin e saj juridik ju si juriste e keni fare te qarte. Une do te kufizohem te ve ne dukje se kete e bejne vetem prokurore dhe gjyqtare te kapur politikisht.

Shpresoj qe SPAK do te ndahet nga praktika kriminale e falsifikimit te provave dhe mbulimit te krimit. Dy here kam kallzuar penalisht dy prokuroret e SPAK per shperdorim detyre ne Prokurori te Tiranes dhe dy here kam marre pergjigje nga koleget e tyre ne SPAK per pushimin e ceshtjes.

Kjo eshte kundra cdo parimi procedural te gjykimit te drejte dhe evitimit te konfliktit te interest pasi qe kur kallzohet nje prokuror rrethi, ceshtja nuk shqyrtohet nga koleget e tij Brenda institucionit por nga prokuror te nje rrethi tjeter gjyqsor. Asgje me shume se kjo situate nuk te kujton fermen e Orëell se “disa kafshe jane me te barabarta se te tjerat”.

E mbyll duke vene ne dukje se nje prokuror apo gjyqtar qe korrupton shpirtin deri ne ate pike sa te akuzoje e burgose nje te pafajshem, nuk e ka fare problem te korruptohet perkundrejt favoreve per te amnistuar kriminelet dhe kartelet e krimit te organizuar. Kjo duket qarte sesi e njejta prokurore (e promovuar ne SPAK nga Elbasani ne kohen kur drejtues politik i PS ishte Taulant Balla, ne baze te kallzimit te rreme te te cilit filloi ky procedim penal), ka amnistuar gjyqtaren Pajtime Fetahu ne vjedhjen e tokave ne Gjinar, si dhe ceshtje te tjera per te cilat jam i bindur qe jeni me te informuar se une.

Duke ju uruar pune te mbare, po ju bashkengjis nje material me shkelje kushtetuese dhe ligjore, si edhe falsifikimet e prokuroreve dhe gjykates ne procedimin ndaj meje, nr.287 te vitit 2020.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?