Marjana Koçeku, deputete e pavarur dhe ish-anëtare e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka dhënë një intervistë për median britanike Britannia Daily, ku ka folur për arsyet e largimit të saj nga mazhoranca, protestat qytetare dhe krizën politike në Shqipëri.
Në një nga deklaratat më të forta që prej shkëputjes nga PS, Koçeku shprehet se qeveria e Edi Ramës nuk është më në gjendje të sjellë ndryshimin që kërkojnë shqiptarët, ndërsa protestat i cilëson si shprehje të humbjes së besimit të qytetarëve te institucionet dhe politika.
Një nga deputetet më të reja të Kuvendit, Koçeku thotë se vendimi për t'u larguar nga Partia Socialiste erdhi pas zhgënjimit me mënyrën se si funksionon pushteti dhe me mungesën e llogaridhënies. Ajo thekson se protestat masive vetëm sa e përforcuan bindjen se Shqipëria ka nevojë për një kulturë të re politike dhe për një brez të ri drejtuesish.
Në intervistën për Britannia Daily, Koçeku shprehet se parlamenti, në shumë raste, nuk funksionon si një institucion ku debatohen dhe shqyrtohen vendimet, por si një mekanizëm që miraton automatikisht qëndrimet e partisë.
"Një nga përgjegjësitë themelore të një deputeti është të ushtrojë gjykim të pavarur në emër të qytetarëve që e kanë zgjedhur. Megjithatë, në praktikë, disiplina partiake shpesh vendoset mbi interesin publik", deklaron ajo.
"Protestat e përforcuan vendimin tim"
Koçeku thekson se protestat nuk ishin arsyeja kryesore e largimit të saj nga Partia Socialiste, por ato e bindën edhe më shumë se kishte marrë vendimin e duhur.
"Protestat kanë qenë ndër lëvizjet qytetare më frymëzuese që kam parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë gjatë viteve të fundit. Kur dhjetëra mijëra qytetarë dalin paqësisht për të kërkuar llogaridhënie dhe ndryshim demokratik, përfaqësuesit e zgjedhur kanë detyrimin t'i dëgjojnë."
Sipas saj, shqetësimet e protestuesve për korrupsionin, mungesën e transparencës, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e kostos së jetesës janë të njëjtat arsye që e shtynë të vinte në pikëpyetje drejtimin ku po shkon vendi.
"E shoh këtë lëvizje si një shenjë shprese dhe jo dëshpërimi. Ajo tregon se qytetarët nuk kanë hequr dorë nga demokracia, por kërkojnë që ajo të funksionojë."
"Është vetëm çështje kohe"
Në një tjetër deklaratë me peshë politike, Koçeku shprehet se edhe brenda mazhorancës ka deputetë dhe zyrtarë që nuk ndihen më rehat me drejtimin aktual të qeverisjes.
"Nga bisedat dhe vëzhgimet e mia besoj se ka një shqetësim në rritje brenda establishmentit politik. Jo të gjithë ndihen rehat me drejtimin aktual, edhe pse shumë nuk guxojnë ta thonë publikisht."
Ajo shton se është "vetëm çështje kohe" derisa më shumë politikanë të flasin hapur dhe të veprojnë sipas bindjeve të tyre.
"Kjo qeveri nuk mund ta bëjë"
Koçeku argumenton se Shqipërisë nuk i nevojitet vetëm rotacion politik, por një transformim i plotë i kulturës së qeverisjes.
"Ajo që i duhet Shqipërisë nuk është thjesht ndryshimi i individëve, por ripërtëritja e gjithë kulturës politike. Ndryshimi i qëndrueshëm nuk mund të vijë nëse mbeten të njëjtat praktika dhe i njëjti mentalitet."
Në fund të intervistës, deputetja e pavarur u drejtoi një mesazh qytetarëve që kanë marrë pjesë në protesta.
"Zërat tuaj kanë rëndësi dhe nuk duhet të besoni kurrë se angazhimi paqësor qytetar është i kotë. Nuk jeni vetëm. Tani keni edhe një mandat në Parlament."
Koçeku zbulon se pas largimit nga Partia Socialiste ka marrë mijëra mesazhe mbështetjeje nga qytetarë brenda dhe jashtë vendit, të cilët, sipas saj, shohin te ky vendim një shpresë se politika shqiptare mund të udhëhiqet ende nga parimet dhe jo nga interesat partiake.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Qershor14:30
Berisha: Do krijojmë një agjenci të posaçme që do hetojë fatin e taksave dhe pasurive publike gjatë qeverive të ndryshme
Berisha ka paraqitur një propozim institucional lidhur me hetimin e mënyrës se si janë menaxhuar taksat dhe pasuritë publike ndër ...
POLITIKE
27 Qershor13:36
‘Anulo zgjedhjet e shpallu mbret’/ Letra e de Graaf për Ramën – Bushati: Dëshmi për të blerë përjetësinë
Analisti Andi Bushati ka reaguar ashpër, pas letrës së arkitektit de Graaf për kryeministrin Edi Rama.
Përmes një statusi në...
POLITIKE
27 Qershor13:28
Berisha: Dumani s’publikon emrat e qeveritarëve që ishin në Aruba për të mbrojtur Edi Ramën
Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe te dosja e Arubës, për të cilën tha se prokurori i SPAK, Altin Dumani nuk publikon emrat e qeveritar...
POLITIKE
27 Qershor13:12
“Të infiltruar nga SHISH na kërcënojnë me armë në protestë”, Berisha reagon për denoncimin e qytetarit: Akte të porositura nga Rama
Një qytetar ka denoncuar sot në një bashkëbisedim me kryetarin e PD-së, Sali Berisha se ka marrë kërcënime nga punonj&eu...
POLITIKE
27 Qershor13:11
Berisha: Shqipëria nën thundrën e drogës, narko-euro po shkatërron ekonominë dhe po rrit çmimet
Berisha, ka folur për situatën ekonomike dhe atë që ai e konsideron ndikim të drejtpërdrejtë të trafikut të drog&eu...
POLITIKE
27 Qershor12:30
Editori i "Albania Files"; u përzgjodh nga Blendi Gonxhe si kurator në bianalen e Venecias
Disa ditë më parë doli në publik botimi ‘sekret’ i Kryeministri Edi Rama, “Libri rozë” i arkitekturës, i n...
POLITIKE
27 Qershor11:47
Takime në CDU dhe Bundestag/ Berisha: Mbështetje e fortë për PD-në, denoncova diktaturën autokratike të Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë blic në Berlin, siç dhe shkruan në një reagim në...
POLITIKE
27 Qershor11:29
“Mos i lini arkitektët të udhëheqin ëndrrat tuaja”/ Mesazhi i Auron Tares për librin e Ramës “Albanian Files”: Kërkon të arrijë pavdeksinë
Auron Tare sjell një reflektim mbi librin “The Albanian File”, duke e lidhur atë me një kujtim personal nga Butrinti, ku takimi me dy...
POLITIKE
27 Qershor11:01
KLSH zbulon shkelje të rënda në ISUV, PD: Kur shkelja e ligjit bëhet normë, kryeministri të japë dorëheqjen
Është koha që bashkë me Edi Ramën të japin dorëheqjen edhe drejtuesit e administratës së tij dhe të mbajnë...
POLITIKE
27 Qershor10:23
Një vështrim astrologjik mbi flamingot dhe sikletet e Ramës
Nga Kristiana Filip
Po sikur historia mos lëvizë në vijë të drejtë (kohë lineare), por në cikle (kohë spirale)?&...