POLITIKE

Matufët e majtë qajnë se Maduro u arrestua në mënyrë të ligjshme si qen nga Trump!

Nga Petrit Vasili Përditësimi i fundit 4 January 2026, 13:29

Matufët e majtë qajnë se Maduro u arrestua në

Media dhe matufër të majtë po na flasin kaq shumë për gjoja shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Presidentit Trump me rastin e shkuljes nga pushteti të Maduros.

Matufër të tjerë të majtë në mënyrë mjeruese po na flasin për interesa ekonomike amerikane në Venezuelë për të zbehur veprimin historik të Amerikës ndaj një diktatori maskara dhe kriminel si Maduro.

Por asnjë prej matufëve të majtë nuk po na flet për rrëmbimin mafioz dhe kriminal te pushtetit përmes dhunës ekstreme në zgjedhje nga Maduro dhe burgosjes së kundërshtarëve politike, që janë detyruar të largohen nga vendi.

Pra zemra, esenca dhe thelbi i sistemit demokratik, që janë zgjedhjet e lira u shkul në mënyrë të paligjshme nga Maduro.

Aq e vërtet është sa që zgjedhjet e Venezuelës dhe Maduro nuk u njohën nga Amerika dhe Europa, duke vulosur paligjshmërinë e Maduros.

Më 26 shtator 2024, një grup prej 49 vendesh, së bashku me SHBA dhe Bashkimin Evropian si dhe Shqipëria nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Kombet e Bashkuara duke bërë thirrje për "rivendosjen e normave demokratike në Venezuelë" dhe duke shprehur shqetësim të madh për shkeljet e raportuara të të drejtave të njeriut".

Pasuritë kombëtare u rrëmbyen nga Maduro si diktator i paligjshëm dhe vendi u zhyt në mjerim të frikshëm, Venezuela pësoi emigracionin më të rëndë të parë ndonjëherë ku rreth shtatë milion njerëz u larguan nga vendi.

Në çfarë forme një narkodiktator mund të largohet nga pushteti i rrëmbyer në mënyrë të paligjshme?

Sigurisht me çdo formë, veprim e mjet!

Pretendimi qesharak e qurravitës se pushtetet e paligjshme do të largohen me forma sterile ligjore është pak të thuash idiotësi sepse në fakt është ligësi e paguar nga vetë diktaturat.

Diktaturat asgjësojnë çdo mjet të ligjshëm dhe demokratik, që u rrezikon pushtetin dhe zhdukin me dhunën e antiligjit çdo të drejtë dhe mundësi kushtetuese për largimin e tyre.

Ndaj veprimi i Trump ishte absolutisht legjitim dhe me një vlere historike te paçmueshme sepse futi ne panik diktaturat kudo qe ndodhen.

Edhe një kujtese e fundit për matufët e majtë të Shqipërisë.

Po kur Klinton bombardoi Serbinë, që po bënte gjenocid dhe vriste mijëra njerëz në Kosovë a nuk pati në botë maskarenj, qeë folën për gjoja shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Por edhe atëherë Amerika e shkuli Millosheviçin, shpëtoi Kosovën dhe i dha asaj pavarsinë, që në mënyrë egërsisht të paligjshme i ishte mohuar nga genocidistët serbë.

Shkurt e thjesht, çdo mjet dhe çdo veprim i çdo lloj forme, që në finale sjell rrëzimin e diktatorëve është totalisht legjitim sepse sjell demokracinë që funksionon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe funksionimit përmes balancës dhe kontrollit demokratik e ligjor të pushteteve.

Kushdo matuf i majtë i trembur për fatin e narkoshtetit në Shqipëri duhet ta kuptoje se orët e këtij pushteti janë të numëruara njëlloj si për Maduron idiot, që i thoshte Trumpi frikacak dhe gjoja e priste të vinte në pallatin e tij presidencial në Venezuelë.

Dhe Trump shkoi....., por u kthye me Maduron, që e mori për zverku si një qen rruge.

Ndaj keni te drejte që jeni të shqetësuar matufë te dashur qesharake me Trumpin shakatë e Ramaduros nuk shkojnë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?