Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Mbahet në Tiranë protesta e 17-të para Kryeministrisë/ Të rinjtë për komisioneren e BE-së: U bë Narta kos, garancitë s’pinë ujë

P
Piranjat16 June 2026, 23:08 · 2 min lexim
Mbahet në Tiranë protesta e 17-të para Kryeministrisë/

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ishte kryefjala e protestës në Tiranë, në ditën e saj të 17. Një ditë pas deklaratës së saj se Komisioni Evropian ka marrë garanci nga qeveria shqiptare për projektin në Zvërnec, protestuesit shqiptarë sulmuan zyrtaren e lartë të unionit dhe dhanë mesazhin se nuk tërhiqen.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, si çdo ditë tjetër, për të vazhduar më pas me marshimin përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku të rinjtë po mbajnë fjalimet.

Në ditën e 17, protesta në Tiranë, nisur nga projekti i Zvërnecit, u la në dorën e të rinjve. “Pa rini nuk ka Shqipëri”, ishte slogani që shoqëroi tubimin, ku podiumi ju dorëzua studentëve në një bashkëbisedim me Edi Ramën për së largu poshtë zyrës së tij.

“Një qeveri që nuk mbështet interesat tuaja, është armiku juaj. Nuk mund të krijojmë arrogancën, sikur ky vend i përket një padroni”, u shpreh artisti Robert Aliaj gjatë fjalës së tij.

“Po të jetë nevoja do flemë te shkallët deri në dorëheqje”, u shpreh një student i Gazetarisë.

Sot u njoftua edhe ndryshimi i orës së grumbullimit. Duke nisur që nga nesër protesta do të nisë në orën 19:00.

Po ashtu, nismëtari Alben Kola ka njoftuar se sot nuk do të mbajë askush fjalime, përveç të rinjve.

“Protesta do të vijojë paqësore. Nuk jemi kundër partive, por kryetarëve të tyre”, u shpreh Kola.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.