Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

Mbërrijnë 'spiunët' e borxheve/ Lind biznesi i patronazhimit financiar të qytetarëve

P
Piranjat10 August 2026, 16:13 · 2 min lexim
Mbërrijnë 'spiunët' e borxheve/ Lind biznesi i

Këto byro do të jenë biznese private në formën e shoqërive aksionere dhe do të kenë akses jo vetëm në të dhënat e kredive bankare, por edhe tek institucionet e pagesave, ato të mikrokredive, detyrimet tatimore, shoqëritë utilitare publike si ujësjellësi apo OSHEE.

Por përse do të përdoret ky informacion?

Byrotë e kreditit do ja u shesin këto të dhëna bankave apo institucioneve të tjera që japin kredi. Pra nëse një biznes apo një individ paraqiten në bankë dhe kërkojnë të marrin një kredi, atëherë banka menjëherë merr informacion për ekspozimin e tij, korrektësinë në pagesën e detyrimeve, por edhe sjelljen në të kaluarën.

"Byrotë e kreditit përpunojnë të dhënat e mbledhura dhe japin informacion në formën e raporteve kreditore. Raportet kreditore përmbajnë të gjithë informacionin e historikut kreditor, përveç nëse përdoruesi i të dhënave ose subjekti i të dhënave kërkon vetëm pjesë të caktuara të tij," thuhet në projektligj.

Deri më tani burimi i vetëm i informacionit që bankat përdorin për ata të cilët kërkojnë kredi, është regjistri kombëtar i kredive që mbahet nga Banka e Shqipërisë. Por Byrotë e Kredive do të kenë një informacion shumë më të gjerë, duke përfshirë edhe detyrimet tatimore, ato ndaj institucioneve mikrofinanciare, pagesat e faturave të shërbimeve bazë etj./Kapitali

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.