Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

P
Piranjat17 June 2026, 14:59 · 5 min lexim
Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka

Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë dalë me një deklaratë publike në mbështetje të protestave qytetare në Shqipëri.

Ata kërkojnë transparencë, përgjegjshmëri dhe drejtësi në qeverisje, duke theksuar se pakënaqësia e qytetarëve është pasojë e dështimeve të zgjatura politike dhe institucionale.

Në deklaratë thuhet se protestat e sotme nuk janë thjesht një reagim ndaj një situate të momentit, por shprehje e një lodhjeje të thellë shoqërore ndaj modeleve të qeverisjes që nuk kanë vepruar në funksion të së mirës së përbashkët.

Akademikët theksojnë se qytetarët po kundërshtojnë me të drejtë mungesën e institucioneve që u shërbejnë njerëzve dhe jo pushtetit.

Sipas akademikëve, politikat e ndjekura ndër dekada kanë toleruar nënfinancimin, mungesën e meritokracisë, dobësimin e integritetit akademik dhe mungesën e një vizioni afatgjatë për dijen si interes kombëtar.

Ne, një grup akademikësh shqiptarë jashtë vendit, shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë me protestat paqësore qytetare në Shqipëri dhe me kërkesat e tyre legjitime për një Shqipëri të re, të qeverisur me përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi, me institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo pushtetit. Besojmë se shumë nga sfidat me të cilat përballet Shqipëria sot janë rezultat i dështimeve të përsëritura politike dhe institucionale, të cilat për shumë vite kanë dobësuar besimin e qytetarëve te shteti, te drejtësia dhe te mundësia për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre.

Për këtë arsye, protestat e sotme nuk janë thjesht një reagim ndaj një situate të momentit, por shprehje e një lodhjeje të thellë shoqërore me modele qeverisjeje që nuk kanë vepruar në funksion të së mirës së përbashkët. Ne e shohim këtë krizë edhe përmes gjendjes së arsimit, shkencës dhe inovacionit në Shqipëri.

Politikat e ndjekura ndër dekada nuk i kanë vendosur këta sektorë dhe kapitalin njerëzor në qendër të zhvillimit të vendit. Përkundrazi, ato kanë toleruar nënfinancimin, mungesën e meritokracisë, dobësimin e integritetit akademik, lidhjet klienteliste dhe mungesën e një vizioni afatgjatë për dijen si interes kombëtar. Pa arsim cilësor, pa kërkim shkencor serioz, pa inovacion dhe pa meritokraci, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi konkurruese apo institucione të forta demokratike.

Një shoqëri nuk mund të ecë përpara duke nënvlerësuar dijen, duke dobësuar universitetet, duke larguar të rinjtë si dhe duke trajtuar aftësinë, kompetencën dhe punën e ndershme si vlera dytësore. Për këtë arsye, gjendja e arsimit, shkencës dhe inovacionit nuk është një çështje sektoriale, por një tregues i drejtpërdrejtë i dështimit të modelit qeverisës të deritanishëm. Mungesa e financimit të qëndrueshëm, ndërhyrjet politike, autonomia universitare e brishtë, standardet e dobëta dhe mungesa e lidhjes me zhvillimin ekonomik janë pjesë e së njëjtës krize që sot qytetarët po e kundërshtojnë me të drejtë në rrugë.

Shqipëria po humbet prej vitesh një pjesë të konsiderueshme të të rinjve dhe profesionistëve të saj të kualifikuar. Për të ndryshuar këtë realitet, duhet të rikthehet besimi se dija, puna dhe merita vlerësohen dhe krijojnë mundësi reale për të ardhmen. Si akademikë dhe kërkues shqiptarë jashtë vendit, shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar me ekspertizë dhe përvojë në një të ardhme ku një Shqipëri e re ndërton institucione serioze në shërbim të interesit publik dhe u jep arsimit, shkencës dhe inovacionit vendin që meritojnë.

Por ky kontribut nuk mund të shkëputet nga nevoja për ndryshim të thellë politik dhe institucional, të kërkuar sot me të drejtë nga qytetarët protestues që çdo ditë demonstrojnë se një Shqipëri e re është e mundshme. E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa dije. Një vend që nuk vlerëson arsimin, shkencën, inovacionin dhe kapitalin e vet njerëzor dobëson vetveten. Një Shqipëri e re kërkon jo vetëm ndryshim politik, por edhe shkëputje të qartë nga dështimet shumëvjeçare që e kanë mbajtur vendin larg potencialit të tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.