Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën!
POLITIKE

Mbledhja e Grupit Parlamentar, Braçe zbardh debatet me Ramën: Nuk jam dakord me mënyrën si bëhen emërimet

P
Piranjat29 July 2026, 22:29 · 1 min lexim
Mbledhja e Grupit Parlamentar, Braçe zbardh debatet me Ramën: Nuk

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur sot për debatet e brendshme në parti. I ftuar në emisionin "Now me Erla Mëhillin", Braçe tha se nuk është dakord me mënyrën se si Partia Socialiste bën emërimet, duke theksuar se ky është një problem që, sipas tij, reflektohet edhe te protestat që zhvillohen në bulevard. 

“Kisha një reflektim timin për protestën, për atë që ndjej unë nga protesta, për atë që duhet të ndryshojmë ne dhe, natyrisht, cili është problemi që kemi aty brenda. Normalisht, u banalizua gjithçka që thashë me idenë se ‘Rama dhe Braçe u zunë për plehrat e Tiranës’.

Ndërkohë që edhe kësaj radhe ngrita një element shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mënyrën se si ne emërojmë, me mënyrën se si zgjedhim dhe me mënyrën se si vendosim.

Është një problem i madh, sepse këto elemente që nuk funksionojnë në PS janë edhe problemi i sheshit. Mënyra se si vendosim brenda vetes është problemi edhe aty jashtë”, tha Braçe.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.