Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend një amendim të rëndësishëm në Kodin Penal që synon dekriminalizimin e shpifjes dhe forcimin e mbrojtjes ligjore për median dhe gazetarët, në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Tabaku ishte sot e pranishme në Komisionin e Ligjeve dhe Administratës, ku shumica socialiste vendosi të rrëzojë nismën.
Nisma e Tabakut është produkt i një procesi të gjerë dhe transparent konsultimi, të zhvilluar me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë, duke u mbështetur në progres-raportet e BE-së, dokumentet e Këshilli i Evropës dhe diskutimet institucionale të Shqipërisë me këto struktura. Ajo u hartua nga një grup ekspertësh të asistuar nga BE dhe Këshilli i Evropës, në kuadër të Platformës së Dialogut për Median.
Në fjalën e saj para Komisionit, Tabaku theksoi se liria e shprehjes është një shtyllë themelore e demokracisë dhe se përdorimi i instrumenteve penale për fyerjen dhe shpifjen krijon një efekt frenues (chilling effect) mbi gazetarinë dhe debatin publik. Ajo solli në vëmendje jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe rekomandimet e BE-së, të cilat kërkojnë qartësisht shmangien e ndjekjes penale për shpifjen dhe zhvendosjen e mbrojtjes së reputacionit në sferën civile.
Projektligji i depozituar nga Tabaku ndërtonte një arkitekturë të balancuar: nga njëra anë, shfuqizimin e neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal (fyerja dhe shpifja), dhe nga ana tjetër, forcimin e mbrojtjes penale për gazetarët në rastet e dhunës, kanosjes, censurës dhe pengimit të veprimtarisë profesionale në interes publik. Sipas saj, kjo qasje garanton barazi para ligjit, siguri juridike dhe standarde europiane për lirinë e medias.
Duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit, Ulsi Manja, i cili sugjeroi ndryshime sipas kërkesave të qeverisë, Tabaku u shpreh se rrëzimi i nismës bie ndesh me vetë angazhimet e shumicës, pasi propozimi i saj ishte i konsultuar edhe me ekspertë të mazhorancës dhe reflektonte rekomandimet e Komisionit Evropian. Ajo kritikoi faktin që nisma e qeverisë kufizohet vetëm te gazetarët, duke lënë jashtë operatorët e medias dhe aktorët e tjerë të debatit publik, në kundërshtim me standardet europiane.
“Nuk mund të kemi një dekriminalizim të pjesshëm dhe selektiv. Liria e shprehjes nuk është privilegj profesional, por e drejtë universale,” theksoi Tabaku, duke shtuar se Shqipëria nuk duhet të mbetet pas vendeve të rajonit si Bosnja dhe Mali i Zi në këtë proces.
Edhe pse nisma u rrëzua nga shumica, Tabaku nënvizoi se beteja për lirinë e medias dhe kundër padive SLAPP do të vijojë, duke kërkuar që komentet dhe propozimet e saj të merren parasysh në çdo ndryshim të ardhshëm ligjor. Sipas saj, ky është një test real për vullnetin e shumicës për integrimin europian dhe për respektimin e standardeve themelore të shtetit të së drejtës.
Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se çështja e Irena Gjokës përbën një nga skandalet më të rënda të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur sot nga mediat për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku ka ripërsëritur q...
Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike ftoi qytet...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi verifikimin e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme për dënimin e gjyqtares Irena...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ditën e sotme është shprehur se kryeministri Ra...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se akti më i fundit i Belinda Ballukut është se ajo ka kërkuar largimin e Eli...
Kreu i opozitës Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët se kryeministri Rama e ka përdorur AKSHI-n, për të eksport...
Nga Ylli Dykgjeri Kjo është dilema: “Të jesh apo të mos jesh, kjo është çështja”, monologu dhe shp...
Debat i ashpër u zhvillua në Komisionin e Ligjeve gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për kontrollin e lëndëve narkoti...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për veprën penale të fyrjes, n&...