POLITIKE

Mbrojtja e të akuzuarve kthehet në kryefjalën e konferencës së Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 30 December 2025, 15:11

Mbrojtja e të akuzuarve kthehet në kryefjalën e konferencës

Kryeministri Rama mbajti sot konferencën me gazetarët, ku ndër të tjera ajo që mori më shumë vëmendje është fjala “korrupsion”.

Prej kohësh hetimet kanë nisur dhe shumë zyrtarë të lartë janë marrë të pandehur.

Ky vit për Edi Ramën mund të konsiderohet viti i shpërthimit të flluskës së madhe të korrupsionit qeveritar, nga Veliaj tek Balluku e AKSHI, janë tregues se morali i qeverisë ka rënë.

Duket se pas perdes së korrupsionit tashmë fshihet vetëm një emër dhe ai është Edi Rama.

Rama tha sot se prokurorët e SPAK nuk duhet të merren me “pabarazinë në tendera”, sepse nuk ju takon atyre, po ashtu nga goja e tij u dëgjuan dhe fjalët “mesazhet nuk janë prova”.

Te ky përfundim Rama arriti pas dosjes së nxehtë së Belinda Ballukur por dhe asaj të AKSHIT.

Në media thuhet se Belinda Balluku ka kërcënuar Edi Ramën, kurse AKSHI-n, Arben Ahmetaj ish numri dy i qeverisë e ka cilësuar kopshtin privat të Ramës.

Këto dy dosje të forta që kanë tronditur qeverinë, po e çojnë qeverinë drejt përplasjes me institucionet e drejtësisë, herë duke ju thënë se është ai që ju dha shpatën e herë duke bërë presion me rrogat e gjyqtarëve.

Fill pas kësaj, Rama thotë se ka komunikuar vetë me biznesmenët që kanë dalë në dosje.

Atëherë a janë mesazhet prova?

Pse duhet vetë kryeministri të merret apo ndërhyjë në procese tenderimi dhe a kemi të bëjmë haptazi me trajtimin e parave publike si të ishin paratë personale?

Më tej Rama luan rolin e një njeriu që se di ende se pse janë akuzuar bashkëpunëtorët e tij.

Pra herë nuk di fare akuzat në rastin Veliaj dhe herë vendos të kritikojë drejtësinë për Ballukun e AKSHI-n.

Megjithatë ai është në dijeni që ky vit mbyllet me bilanc të rëndë për Ramën, madje dhe zgjedhjet e majit u kritikuan nga OSBE pasi ishte vërejtur përdorimi i admnistratës publike në favor të PS-së.

Raporti me Veliajn është një tjetër pikë ku Rama nuk e ruan dot koherencën, pasi sot tha ende nuk e di se çfarë ka bërë Veliaj.

Pra kryeministri mori vendim për zgjedhje në Tiranë, pa e ditur se pse akuzohet Veliaj.

Dhe fakti që ju rikthye mbrojtjes lidhet me sondazhet që nxirrnin pothuajse kokë më kokë kandidaten e PS dhe kandidatin e pavarur mbështetur nga opozita Florjan Binaj.

Pas kësaj Rama tha se Veliaj më mirë të dalë të ushtrojë detyrën.

Konferenca e sotme ishte e nevojshme, por sërish mungon një zotim dhe mungon argumenti se çfarë e shtyn Ramën që kryefjalën e viti ka “mbështetjen dhe mbrojtjen” për bashkëpunëtorët e kapur në vjedhje./PiranjatNews

Artikuj te sugjeruar

Nga Belind Këlliçi POLITIKE 30 December13:59

Parodia e normalitetit!

Skandal pas skandali, protestë pas proteste, përlyerje pas përlyerje, vjedhje pas vjedhje, Edi Rama pretendon të japë një shfaqj...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?