Mbyllet dita e 39-të e protestës në Tiranë/ Qytetarët thirrje për më shumë pjesëmarrje

Protesta e 39-të e qytetarëve është mbyllur për ditën e sotme. Fillimisht ata u mblodhën në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas u drejtuan për të Kryeministria ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre.
Mes thirrjeve në kor, qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në protestën e ditës së sotme, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësit e qeverisje në këto vite.
“PD, PD klysha komunistësh”, “Edi Rama SPAK-you”, “Rama në burg”, këto janë disa nga thirrjet e protestueve. Gjatë marshimit të tyre protestuesit u ulën para Parlamentit dhe thirrën njëzëri: “Parlamenti i krimit”
Revolta kaloi edhe para selisë së Partisë Demokratike, ku thirrën njëzëri:“Ju erdhi fundi, “O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen”, ishin disa nga thirrjet e tjera që u dëgjuan gjatë marshimit.
Lexo edhe
POLITIKE
DW: Kryeministri shqiptar mbron koncertin 4 milionë eurosh të Ye, pse vendet po e ndalojnë Kanye Westin?

Nga atletet e Ramës te ftohtësia Trump-Meloni, CNN turk zbardh prapaskenat e samitit të NATO-s

Aktivisti: Të mblidhemi nesër për të 40-at, t’i hamë hallvën kësaj qeverie

“Ikja nga pushteti nuk është tragjedi"/ Gazetari thirrje socialistëve: Po shpërfillni edhe fjalën që keni dhënë vetë

“Ju erdhi fundi!”/ Protestuesit nisin marshimin dhe tejmbushin bulevardin

VLEN kërkon sqarime pas ndalimit të tre zyrtarëve të saj në Qafë Thanë

Deputeti i RMV-së Adnan Azizi reagon pas ndalimit në kufi: Shqipëria është e përhershme, pushtetet janë të përkohshme

Deputetët u ndaluan në kufi/ Bardhi-Policisë së Shtetit: Të hetohet çdo veprim në kundërshtim me ligjin





