Mbyllet protesta e 43-të kundër Ramës, qytetarët: Të hënën kallëzim në SPAK ndaj kreut të Policisë

Është mbyllur edhe protesta e 43-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, më pas u drejtuan para godinës së Kryeministrisë dhe vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Gjatë tubimit, qytetarët mbajtën pankarta me mesazhe kritike ndaj qeverisë dhe morën fjalën për të shprehur shqetësimet e tyre mbi çështje të ndryshme. Një nga temat e përmendura ishte edhe fondi prej 4 milionë eurosh i përdorur për koncertin e Kanye West, për të cilin pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre.
Në protestë u njoftua gjithashtu se të hënën do të depozitohet në SPAK një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Nisma lidhet me deklaratat e tij për hetimet ndaj personave që kanë publikuar vlerësime negative (review) online për biznese.
Pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, duke kaluar edhe në zonën e ish-Bllokut, me thirrje dhe slogane kundër qeverisë.
Lexo edhe
POLITIKE
Radio "France": Çfarë i ka tronditur sistemet në Beograd dhe Tiranë?

‘Rama luan me provokimin’/ Le Temps: 4.2 mln euro për Kanye West nuk shuan zemërimin e shqiptarëve
4.2 mln euro për Kanye West/ Tabaku: Nuk ka koncert, skenë apo spektakël që mund të shuajë energjinë e protestës

Kërkesat e protestuesve, PD merr vendim për seancën e nesërme të Parlamentit

Protesta e 43-të radhazi/ Pankartat ironike të qytetarëve ndaj Ramës: Jo spektakël, por llogaridhënie

Mala-Ramës: Jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët! Ke babëzi kriminale

"Der Standard": Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri

Ditmir Bushati: Pse duhen shpenzuar paratë publike për argëtim?





