Mbyllet protesta e 71-të/ Qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen!

Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të diele protesta e 71-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Qindra qytetarë u mblodhën edhe këtë mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa gjatë protestës u mbajtën fjalime dhe u përcollën mesazhe kundër qeverisë.
"Rama, jepe dorëheqjen!”, “Qeveri e krimit!” dhe “Ju erdhi fundi!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve gjatë protestës.
Në përfundim të protestës, qytetarët deklaruan se nuk do të ndalen dhe se do të rikthehen sërish për të vijuar protestën kundër qeverisë.
Pas fjalimeve dhe thirrjeve kundër qeverisë, protesta e 71-të u mbyll, ndërsa qytetarët u larguan nga Kryeministria, duke paralajmëruar vijimin e protestave kundër Edi Ramës.
Lexo edhe
POLITIKE
Protesta e 71-të në Tiranë shpërthen kundër Zelenskyt/ Thirrje para Ambasadës pas qëndrimit për Kosovën: Zelensky, Zelensky, f*ck you...

Ambasadorët amerikanë takim në jahtin luksoz/ Misteri i pranisë së vëllait të kryeministrit në Korfuz

'Mëkati' në Kushtetutë që po mban peng Kosovën, Genc Burimi: Partitë humbëse duan zgjedhje të reja

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Prishtina dhe Kievi nuk mund të krahasohen

Kruja nën flakë/ Kalaja: Qeveria e papërgatitur! Nuk e shuajnë dot zjarrin dy helikopterë

“Saranda mes trafikut, ndotjes dhe urbanizimit”/ Zhupa: Review-t e turistëve këmbanë alarmi!

Rama dhe Aleks Soros bashkë në skaf në Dhërmi? Gazetari publikon foton dhe ngre dyshimet e forta

Vajza e ish-ministrit Beqaj hoqi dorë nga shtetësia shqiptare, protestuesi: Po fsheh pasuritë e vjedhura!





