Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
POLITIKE

Mbyllet protesta e tretë masive në Tiranë. Qytetarët refuzojnë thirrjen e Ramës për dialog dhe kërkojnë dorëheqjen e tij

P
Piranjat 2 June 2026, 21:18 · 2 min lexim
Mbyllet protesta e tretë masive në Tiranë. Qytetarët

Mbyllet protesta e tretë në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec. Gjatë tubimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke lënë të kuptohet se mobilizimi do të vazhdojë sërish.

Organizatorët deklaruan se reagimi qytetar do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve tu bashkohen protestave kundër ndërtimeve që, sipas tyre, rrezikojnë një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.

Mes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve të mbajtura gjatë tubimit, protestuesit kanë artikuluar një sërë kërkesash, duke nisur nga anulimi i projektit në Zvërnec deri te dorëheqja e të gjithë qeverisë.

Një nga zërat më të fortë të protestës ishte ai i një banoreje nga Rrjolli, e cila tha se prej katër muajsh proteston çdo ditë kundër ndërtimeve që po kryhen në zonë.

“Besoj që për katër muaj e keni parë se çfarë ka ndodhur në Rrjoll. Unë jam nëna e një fëmije 2-vjeçar dhe kam katër muaj që protestoj çdo ditë para Policisë së Shtetit, e cila mbron oligarkët që po ndërtojnë në tokën e tim biri. Rrjolli nuk do të ishte në këtë gjendje nëse ajo leje ndërtimi nuk do të ishte firmosur nga Balluku për t’i bërë nderin e jetës Bashkim Ulajt”, deklaroi ajo.

Më tej, protestuesja kërkoi ndërhyrjen e SPAK-ut dhe artikuloi akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë.

“Ndaj sot, të gjithë bashkë duhet të thërrasim në kor: ‘Arresto Ballukun, arresto Ramën’. SPAK duhet të përgjigjet për këto gjëra”, u shpreh ajo.

Gjatë protestës u prezantuan edhe kërkesat kryesore të lëvizjes qytetare. Sipas organizatorëve, protesta nuk lidhet vetëm me Zvërnecin, por me një sërë vendimesh dhe ligjesh që sipas tyre kanë favorizuar investitorët në dëm të interesit publik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.