Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare
POLITIKE

“Më 24 shtator, të gjithë para Parlamentit!”/ Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare

P
Piranjat20 September 2026, 20:33 · 3 min lexim
“Më 24 shtator, të gjithë para Parlamentit!”/

Aktivistja Arvina Lleshi ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Leshi u shpreh se më 24 shtator, pritet të votohen në parlament projektligjet për zonat e mbrojtura, për Paketën e Maleve dhe për investimet strategjike. Në kuadër të kësaj, ajo ftoi qytetarët që të jenë para Parlamentit, për të protestuar. 

Kjo duke theksuar se Shqipëria nuk është e qeverisë apo një grushti njerëzish, por është e njerëzve që punojnë çdo ditë dhe e çdo shqiptari që do të jetojë me dinjitet në vendin e tij. Ajo u shpreh se ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht pushtetit, pasurisë apo pozitës që mbajnë.

Aktivistja Arvina Lleshi: Ligji nuk është bërë vetëm për qytetarin e thjeshtë, ligji është bërë për të gjithë. Edhe për atë që ka pushtet, për atë që ka lekë, që ka lidhje, edhe për atë që ulet në zyrën më të madhe të shtetit. A e dini që në Shqipëri ligjet i bëjnë ata që nuk dinë të lexojnë, të artikulohen dhe jo më të bëjnë ligje? Të enjten, më 24 shtator, pritet të votohen në parlament projektligjet antishqiptare për zonat e mbrojtura, për Paketën e Maleve dhe për investimet strategjike.

Unë ju ftoj që t’i lexoni vetë, shikoni çfarë ndryshojnë, kush përfiton dhe çfarë i mbetet qytetarit në fund. Duhet të jetë e qartë, Shqipëria nuk është e qeverisë, nuk është e një grushti njerëzish që sot janë në pushtet dhe nesër mund të mos jenë. Shqipëria është e jona, është e njerëzve që punojnë çdo ditë, është e atij që zgjohet në 5 të mëngjesit për të shkuar në punë, është e fermerit, është e mësuesit, është e mjekut, studentit, emigrantit që ka ikur nga halli dhe jo nga dëshira. Është e çdo shqiptari që do të jetojë me dinjitet në vendin e vet.

Ne, më të vërtetë, mund të kemi bindje të ndryshme, por për disa gjëra duhet të jemi të gjithë bashkë. Për drejtësinë, për pronat dhe për natyrën. Për institucionet që respektojnë qytetarin, për një shtet ku ligji nuk ndryshon sipas emrit që ke. Më datë 24 shtator, ju ftoj të gjithë qytetarët të jeni para parlamentit. Për t’i thënë edhe një herë që nuk na përfaqësoni.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.