POLITIKE

‘Më kërcënuan me fëmijët, shteti nuk më mbrojti’, Ahmetaj: Skënderi flet me plaçkitësen në aplikacionin sekret

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Shtator 2026, 21:15
‘Më kërcënuan me fëmijët, shteti nuk më

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta gjatë intervistës në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, teksa komentoi një video me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, të publikuar në rrjetet sociale.

Ahmetaj tha se nuk e sheh çështjen vetëm si një kërcënim të izoluar nga një individ, por si pjesë të një klime që, sipas tij, është krijuar nga deklaratat dhe qëndrimet e figurave politike. Ai deklaroi se ka marrë kërcënime që lidhen edhe me fëmijët e tij.

Sipas tij, ai u është drejtuar edhe strukturave shtetërore për situatën, por nuk ka marrë mbrojtjen e duhur.  

Gjatë intervistës, Ahmetaj deklaroi se drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, komunikon me Belinda Ballukun, që ai e cilëson ‘plaçitëse’ përmes aplikacionit të komunikimit ‘Threema’.

Çim Peka: Mirëmbrëma. Ditën e shtunë në rrjetet sociale një mbetësirë, një i çmendur, i njohur nga ato të zezat, kishte dalë dhe bënte një kërcënim për Syrin dhe për familjen e Arben Ahmetajt dhe për Arben Ahmetajn vetë personalisht. Se do e shëmtonte Syrin, do e merrte peng vetë të njëzetit Arben Ahmetajn dhe ia dinte dhe vendndodhjen e fëmijëve të tij.  

Fillimisht qesha dhe sigurisht që nga ky është për të qeshur. Pastaj fillon dhe reflekton njeriu, se shumica e komenteve dhe mendimi i parë është: ky është i sëmurë mendor. Që nuk ka asnjë lloj problemi. Por ne të sëmurë mendor me kartelë, ndryshe nga ky që e kemi pa provë, me kartelë e kemi kryeministrin. Dhe dëmin që ai i ka bërë Shqipërisë nuk ka nevojë ta komentojmë sonte sepse e dimë ju të gjithë. Pra argumenti se është i sëmurë mendor bie, pasi të sëmurë mendor ne e kemi kryeministrin e Shqipërisë. E kemi me kartelë të botuar, të publikuar vite më herët. Dhe që ai njeri nuk e përgënjeshtroi dot, madje deklaroi në një intervistë, pohoi vetë, me kryepeshkopin se kishte qenë infermier te psikiatria. Të mbajë mend, tek psikiatria kur ke qenë infermier aty. Pra pacienti po i drejtohej, po i drejtohej mjekut. Pra edhe argumenti se ky mund të jetë i sëmurë mendor në një farë forme bie. Nuk është problemi as te shantazhi, as te frika. E gjithë gjëja është tek format që i sëmuri mendor me kartelë zgjedh për të shantazhuar me një të sëmurë tjetër mendor që mund të jetë pa kartelë. Por gjithsesi, për të parë nëse autori kryesor i kërcënimit, ose i kërcënuari kryesor Arben Ahmetaj është ndjerë i shantazhuar apo jo, e kam në linjë të drejtpërdrejtë në telefon nga Zvicra. Aty ku thotë ky mbetësirë se është, për t'i marrë një mendim. Zoti Ahmetaj mirëmbrëma.

Çim Peka: Tani ju e keni parë sepse është një video e ditës së shtunë dhe e keni parë këtë video. Cili është ndjesia e parë që ju ndjetë kur e patë këtë video? Ose për ta bërë pyetjen më thjeshtë, a ndiheni realisht i kërcënuar nga një personazh i tillë?

Arben Ahmetaj: Nuk është çështje e personazhit, është çështje tek frymëzimi që këta lloj njerëzish, nuk ka rëndësi me kartelë, pa kartelë, gjejnë në reflektim të plotë të qëndrimit të kreut të organizatës. Po ja, ju jeni, pesë duke përfshirë dhe ty Çim se ti je dhe, le të themi gazetar edhe drejtuesi. Jeni pesë personazhe të nderuar. A nuk ju ngjan ky me kreun e organizatës kur doli përpara PS-së dhe tha, po të isha unë gjyqtar dhe prokuror, do ishte shumë më keq për Arben Ahmetajn, për mua. Diferenca është që...

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, është interesante kjo pyetje që bëhet. E di se më ngjan ky mua? A ju kujtohet një foto e Ramës me spageti dhe me kapuç në kokë në vitet '94-'95, që në krahët e kësaj foto të Ramës i publikuam dhe kartelën dhe të gjithë thonin mos u merrni se është i sëmurë mendor. E mban mend foton e '94-'95? Kishte pak a shumë këtë portret.

Arben Ahmetaj: Zoti Peka me respekt, me respekt të pyetjes tuaj do t'ju kthej një përgjigje pa marrë kohë të katër anëtarëve të panelit, të katër anëtarëve të nderuar. Unë nuk merrem me, unë nuk jam si kreu i organizatës që ty të thotë Çimi e prapanicës, mua më thotë syzgurdulluari. Nuk merrem fare me pamjet. Unë merrem me thelbin. Domethënë në një shoqëri ku të gjithë fillojnë e mos e kështu e ka ky, e mos e ky është i çmendur, e mos e ky ka lajthitur, e mos e ky është pervers, e mos e kështu është Edi Rama, e mos e ky jo... jo. Ka shkarë shoqëria dhe ky lloj kërcënimi, si i mbroj unë fëmijët e mi? Nuk kam nevojë ta them as te Syri, as te Buza. Unë jam me librin e vjetër. Kur të vijë historia e jetës, nëse, o zot, mos ardhtë kurrë. Por unë jam me frymëzimin. Këto që thotë ky djali, me mendje, pa mendje, me kartelë, pa kartelë, të gjitha këto i ka bërë kreu i organizatës, është marrë me familjen time. Me gruan, me ish-gruan, është marrë me fëmijët, thellësisht. Në Londër. Madje në dosje është përmendur qindra herë dhe Keilis. I është kontrolluar dhe llogaria minore e Keilis. I është refuzuar të marrë para për të ngrënë bukë, nga gjykata, nga segmente të gjykatës që janë të lidhura drejtpërdrejtë me kreun e organizatës. Domethënë, në korridoret e plaçkitjes dhe të kreut të organizatës, këto që thotë ky, këto kërcënime që thotë ky, thuhen gati përditë, se unë kam veshë në korridoret e kreut të organizatës. Kam veshë edhe aty ku bën zullume dhe hadarka plaçkitja dhe flet me mllef për shqiptarët e pastaj vjen te unë, thotë: 'hajde se do ta shohë, do ta shohë patjetër'. Patjetër. Ta mbajë kërcënimin te buza. Pra këtu jemi duke folur për një reflektim dhe unë do t'i thosha drejtpërdrejt, Skënder Hitës. O Skënder, lëri komunikimet me plaçkitësit në Threema. Në atë aplikacionin shumë trendi, seksi, klluf që keni në telefon. Merru me këto fenomene.

Çim Peka: Kjo është kartela e Ramës sepse duhet ta dinë njerëzit. Tani më thuaj dhe pak cili ishte aplikacioni?

Arben Ahmetaj: Threema. Është një aplikacion shumë interesant që e përdor plaçkitja me Skënderin.

Çim Peka: Drejtori i policisë?

Arben Ahmetaj: Po patjetër. Patjetër. Ta marri Skënderi këtë djalin, e t'i thotë: 'ore, a ti djalë, se ti po kërcënon fëmijët e dikujt...'. A është marrë Skënderi me protestuesit? Se kanë shqetësuar kreun e organizatës me pankartat e tyre. Keni kërcënuar, keni bërë. Është neni 84 apo 84 i kodit penal, e mos gabohem. Le ta marri ta pyesi. Për çfarë i kërcënon fëmijët e tij? Unë thashë dhe një herë, nuk ka rëndësi çfarë bëj unë për mbrojtjen e fëmijëve të mi, e familjes sime. Mos ardhtë dita atje, kurrë. Ta di kreu i organizatës, unë jam me librin e vjetër, e di mirë ai çfarë do të thotë. Le të kërcënojë sa të dojë. Po është e lartë edhe me proksi, edhe me të çmendur, edhe drejtpërdrejtë, siç ka bërë. Po, jemi duke folur që një shoqëri ka shkarë dhe, për hir të së vërtetës, zoti Peka, edhe ju kërkoj ndjesë ju e të gjithë të tjerëve. Po lexoja një koment të Adriana Kalasë poshtë asaj që kishit postuar ju sot se aty e pashë këtë videon.

Praktikisht këta duan të relativizojnë kërcënimet. Dhe po i përgjigjem duke e mbyllur këtë pjesë. Atë që më the në fillim: A ndihesh i shantazhuar? Unë kam qenë në Shqipëri i kërcënuar. Që nga fëmijët për t'i marrë peng, që nga personi që kishin futur në shtëpi për të përgjuar. A ia kam thënë Çuçit unë këto? Po, ia kam thënë. A ia kam thënë njësisë operative që mos u afroni se jeni në kundërshtim të ligjit? Ia kam thënë. A kam tentuar ta ndjek kërcënuesin tim me motor nga mbrapa? Po. A kam bërë sherr unë me ata që më kanë kërcënuar nga burgu? Po, aq sa aq kam unë mundësi. Mua shteti nuk më ka mbrojtur, përkundrazi. Kur them shteti, segmentet e shtetit. Segmentet e shtetit të urdhëruara nga kreu i organizatës, që i falen sikur të jetë Ajatollahu, apo Oktavi, se ka qejf ky, apo El Çapo, se këtë e ka si idhull. Të gjithë aty kanë shkuar. Të gjithë në gjunjë të tij për të më marrë zvarrë mua. Kështu që, unë i shantazhuar jam ndier gjatë gjithë kohës dhe shantazhimi dhe kërcënimi për mua është normalitet i dashur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues