POLITIKE

 “Me këtë regjim nuk shtyhet më”, Bushati: Në Shqipëri ka pakënaqësi ekstreme

Piranjat Përditësimi i fundit 31 August 2026, 21:34
 “Me këtë regjim nuk shtyhet më”, Bushati:

Analisti Andi Bushati ka komentuar valën e protestave kundër qeverisë dhe e ka cilësuar atë si një shprehje të një pakënaqësie të thellë që, sipas tij, tashmë ka kapërcyer kufijtë e pakënaqësisë së zakonshme politike.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Bushati deklaroi se një numër i madh qytetarësh e kanë kuptuar se “me këtë regjim nuk shtyhet më”, ndërsa shtoi se rëndësia e protestës nuk duhet të matet vetëm me faktin nëse ajo arrin apo jo të rrëzojë Edi Ramën.

“Protesta na ka treguar që me qeverinë Rama në veçanti dhe me këtë klasë politike në përgjithësi, njerëzit janë të stërlodhur. Në këtë vend ka një pakënaqësi ekstreme. Është një masë e stërmadhe shqiptarësh që kanë kuptuar që mjaft është mjaft dhe me këtë regjim nuk shtyhet më, sepse jeta e tyre po bëhet më keq. Dhe në këtë kuptim, pavarësisht nga sasia e ditëve që dalin, protesta e ka arritur qëllimin. Kërkesat janë drejtuar ndaj Ramës.

Çfarë ndodh në vendet demokratike? Liderët, kur shohin që njerëzit janë të pakënaqur me ta, largohen ose presin zgjedhjet dhe largohen me votë. Në këtë vend, ku janë suprimuar zgjedhjet, edhe sikur dy milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria s’ka pse të japë dorëheqje. Kështu që suksesi i protestës nuk varet nga mënyra si do reagojë qeveria, sepse qeveria dihet që do vazhdojë të vjedhë dhe do vazhdojë, në fund, për të fshehur vjedhjet, të vjedhë votat. Pra, edhe po dolën në shtator dhe po ishin pak, dhe po u bënë aq shumë sa ishin, s’besoj se do kemi mesazh më të madh se ky që është dhënë.

Prandaj, protesta, them unë, nuk matet me suksesin e saj me rrëzimin e Ramës. Protesta e pati suksesin, se ndryshe nga diskursi i djeshëm, ku thuhej se njerëzit nuk votojnë për Saliun dhe Qorin, atëherë Rama është më i miri, tani kemi një forcë njerëzish që thonë që jo, Rama, që nuk ishte më i miri, por është më i keqi dhe i pari që ne nuk e duam të vendosë për jetën tonë.

Kaq ka qëllim protesta. Qëllimet e tjera i përmbushin revolucionet. Nuk mund të bëhet me protestë”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?