“Me Ramën s’ka integrim në BE”/ Berisha: Sipërmarrjet digjitale, kopshte private të vjedhjeve

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në rubrikën “Shënimet e Javës”, duke theksuar se me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka integrim të Shqipërisë në BE.
Përmes një video-mesazhi kreu i selisë blu tha se BE bëri 32 amendime të forta, që provuan se Rama ka shkelur parimet e luftës anti-korrupsion dhe ato të transparencës. Po ashtu Berisha i konsideroi sipërmarrjet digjitale të qeverisë si kopshte private të vjedhjes.
“Sa i takon IBAR-it të gjithë shqiptarët e morën vesh, se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provuan se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës.
Shprehim mirënjohje për të gjitha vendet anëtare që përmbysën atë raport, dhe i dhanë Edi Ramës përgjigjen e merituar.
Në serialin e ri ai u ndal te AKSHI i ri pasi AKSHI i Linda-ve u damkos si organizatë e strukturuar kriminale. Edi Rama për të vazhduar vjedhjet krijoi një AKSH të ri që e quajti Albanian Digital Solution. Sipërmarrjet e tij digjitale janë kopshtet e tij private ku ai vjedh qindra miliona euro.
Me Edi Ramën integrim s’ka dhe s’mund të ketë dhe se Shqipëria digjitale me Ramën përdoret për të vjedhur qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Belind Këlliçi reagon për dhunën në Zvërnec: Të fortët kanë marrë pronën, plaçkitje e turpshme që i bëhet shqiptarëve

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Këlliçi: Demokratët refuzuan të dorëzoheshin, u bashkuan nën drejtimin e Berishës! Nuk e shpëtuam PD-në vetëm për ta mbajtur gjallë, por ...

Përfundon Kuvendi Kombëtar i PD/ Mbyllet procesi i votimit, kutitë nisen drejt selisë blu

“Rotacioni politik, nevojë kombëtare”/ Agron Gjekmarkaj në Kuvendin e PD: Ne nuk jemi vetëm kundërshtarë të qeverisë, por alternativa e g...

Tabaku: Plaga më e madhe e Shqipërisë është humbja e besimit, detyra jonë është ta rikthejmë atë

Artan Hoxha në Kuvendin e PD: Kemi liderin, është Sali Berisha; tani duhet të ripërtërihemi për fitoret e ardhshme

Bylykbashi: PD kalon në fazë të re modernizimi, me kolegjialitet dhe vendimmarrje nga baza





