Zbulohet në Adriatik një rrugë 7 mijëvjeçare nën ujë, arkeologët: Lidhte një vendbanim neolitik me bregun
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara nga Top Channel, duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futu...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sjellë në vëmendje një deklaratë të eurodeputetit Tomáš Zdech...
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalsore”, ka rrëfyer arsyet e largimit nga Partia Socialiste, vizionin e saj për zhvillimin e Shqipërisë dhe qëndrimin ndaj protestave qytetare, në një intervistë për Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa. Koçeku tregon se u kthye në Shqipëri në vitin 2021, pasi kishte studiuar shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare jashtë vendit, me synimin për të zhvilluar biznesin familjar të agroturizmit në zonën e Liqenit të Komanit.
Ajo kujton se hyrja në politikë erdhi pas një ftese të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama për t’iu bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Megjithatë, më 14 qershor 2026, Koçeku vendosi të largohej nga PS, duke deklaruar se nuk mund të mbështeste politika që, sipas saj, dëmtojnë mjedisin.
“U përpoqa të çoja përpara disa nisma mjedisore, por kuptova se ato nuk ishin aspak të mirëpritura. Pashë se politikat e shkatërrimit të mjedisit po bëheshin gjithnjë e më agresive dhe kuptova se po i shërbeja të kundërtës së asaj në të cilën besoj”, shprehet ajo.
Deputetja thekson se vendosi të mos heqë dorë nga mandati, por të vazhdojë si deputete e pavarur, pavarësisht presioneve politike dhe sulmeve në rrjetet sociale.
“Pati presion nga partia dhe deputetët që të jepja dorëheqjen, si edhe qindra profile anonime që më sulmonin në internet. Por vendimi im ishte i menduar mirë dhe jam e vendosur ta çoj deri në fund mandatin si deputete e pavarur”, deklaron Koçeku.
Në intervistë, ajo kritikon modelin aktual të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, duke argumentuar se vendi duhet të investojë në turizëm të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e identitetit natyror e kulturor.
“Sot po shkatërrojmë atë që na bën unikë, duke ndërtuar projekte që mund të gjenden kudo në botë. Shqipëria nuk ka nevojë të jetë një kopje e vendeve të tjera”, shprehet ajo.
Koçeku ndalet edhe te protestat qytetare që kanë nisur në fund të muajit maj, të cilat i cilëson si një lëvizje të re shoqërore.
“Kjo protestë është manifesti qytetar më i bukur që kam parë ndonjëherë dhe, besoj, edhe Europa ka parë kohët e fundit. Është një revolucion energjie, krijues dhe i vetëdijshëm për atë që duam të bëhet vendi ynë”, thotë ajo.
Lidhur me procesin e integrimit europian, deputetja shprehet se Bashkimi Europian nuk duhet të kufizohet vetëm te raportet e qeverisë, por duhet të dëgjojë edhe shoqërinë civile dhe qytetarët.
“Shqiptarët janë fuqimisht pro Bashkimit Europian, por kjo nuk do të thotë se mbështesin qeverinë. Integrimi europian duhet të garantojë demokraci, transparencë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit”, deklaron Koçeku.
Në fund të intervistës, ajo konfirmon se do të vijojë angazhimin e saj politik si deputete e pavarur, duke u fokusuar te mbrojtja e mjedisit, forcimi i demokracisë dhe përfaqësimi i brezit të ri në jetën politike të vendit.
Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon me ironi realitetin me plehrat në Kuçovë....
Përgjigje për Ramën dhe shifrat e tij të pavërteta. Në pamje të parë, vlerësimi i Indeksit të Performancë...
Kuvendi nuk mundi t’i zhvillonte dot punimet ditën e sotme (20 korrik) pas dy ndërprerjeve dhe tensioneve në sallë, pasi opozita bllok...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për...
Deputeti i PD-se Gazmend Bardhi ka kërkuar gjatë seancës së sotme plenare ndryshimin e rendit të ditës, duke propozuar që rap...
Deputetja socialiste, Zegjine Çaushi pranon blerjen e një apartamenti në Tiranë pas vetëm një viti në detyrë si ...
Plot ironi ka qenë fjalimi i deputetit të PD-së, Saimir Korreshi, i cili është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me debatet për procedurat parlamentare dhe aku...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...