Mediat nuk lejohen, detaje nga festa e 35-vjetorit të PS-së

Partia Socialiste feston sot në orën 17:30, 35-vjetorin në Sheshin “Italia” në Tiranë. Sipas burimeve të A2 CNN, socialistët do të qëndrojnë në këmbë gjatë aktivitetit, ndërsa i vetmi që pritet të mbajë fjalim është kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.
Gjatë aktivitetit parashikohet gjithashtu edhe transmetimi i disa materialeve filmike, ndërsa nuk janë planifikuar fjalime të tjera
Për shkak të masave të shtuara të sigurisë, mediat nuk lejohen të hyjnë brenda perimetrit të rrethuar ku zhvillohet aktiviteti.
Po ashtu, baret dhe lokalet në anën e Air Albania Stadium janë mbajtur të mbyllura gjatë zhvillimit të mbledhjes.
Ky 35 vjetor e gjen PS në mandatin e katërt qeverisës dhe është një ditëlindje ndryshe për shkak të protestave ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
“Opozita e kishte paralajmëruar”- Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës dhe lidhjet në aferat me trafik...

Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës

Protesta është e drejtë, antisemitizmi është i papranueshëm

Administrata e Beratit detyrohet të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Tiranë, PD kërkon hetim

“Administrata bashkohuni me popullin”/ Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ra...

Protestuesit do të jenë pak metra larg Ramës! Çfarë mund të ndodhë sot në Tiranë?

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e “Non Grata-s”, në përputhje të plotë me ligjet e SHBA-së!





