Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025
POLITIKE

'Mëkati' në Kushtetutë që po mban peng Kosovën, Genc Burimi: Partitë humbëse duan zgjedhje të reja

P
Piranjat 9 August 2026, 13:56 · 8 min lexim
'Mëkati' në Kushtetutë që po mban peng

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Genc Burimi foli mbi ngërçin politik në Kosovë dhe mundësinë e rikthimit në zgjedhje të parakohshme, ku shprehu se shkaku kryesor i krizës lidhet me një “mëkat” në Kushtetutën e Kosovës.

Burimi theksoi se, mundësia që deputetët të mungojnë në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe të pamundësojnë kuorumin krijon një mekanizëm që mund të përdoret nga partitë që kanë humbur zgjedhjet për të shtyrë vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

Ai e krahasoi situatën me një ndeshje futbolli, ku skuadra që humbet finalen ka interes që ndeshja të luhet sërish.

Burimi tha se kjo situatë duhet të zgjidhet përmes një ndryshimi kushtetues, ndërsa u bëri thirrje partive politike që të hyjnë në zgjedhje me premtimin se, nëse marrin shumicën e nevojshme, do ta ndryshojnë këtë dispozitë për të shmangur bllokime të tilla në të ardhmen.

Sipas tij, nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje, kjo duhet të kthehet në një nga pikat kryesore të debatit politik dhe qytetar.

Pjesë nga deklarata:

Nuk e ndryshoj analizën që nga fillimi i kësaj meseleje, që në fillim të vitit. Kosova ka një mëkat në Kushtetutë; rreth e rrotull këtij mëkati po rrotullohemi sot. Kjo duhet rregulluar me ligj. Mëkati është që një deputet i Kosovës, po të dojë, nuk shkon fare në seancë. Bën që të dështojë kuorumi. Kështu që kjo duhet rregulluar. Për t'u rregulluar kjo, duhet prapë shumicë, kështu që duhet që kësaj here të mos shmangen zgjedhjet, që partitë ta kenë vënë si program këtë gjë: “Po fituam, na jepni një mazhorancë të bindshme, në mënyrë që të ndryshojmë Kushtetutën për brezat e ardhshëm”. Është një çmenduri. Duhet ndryshuar neni, duhet thënë që një deputet në seancën për zgjedhjen e presidentit të Republikës s’mund të mungojë, veçse me arsye reale.

Një ekip që humbet kampionatin, qëllimi i tij cili është? Që loja të ribëhet apo jo? Kur ke një finale, humbet një finale, ekipi që humb finalen do që të bëhet prapë ndeshja. Kështu që edhe në Kosovë, partitë që humbën, qëllimi i tyre është që të ribëhet prapë ndeshja.

Këto pastaj janë deklarata politike, nuk i merr njeri në analizë. Të jemi realistë, si një ndeshje futbolli. Një ekip që humbet ndeshjen në finale ka interes ta bëjë prapë. Dhe këto ekipe, këto parti, kur humbën zgjedhjet, qëllimi i tyre është t’i ribëjnë. Dhe kanë një fat të jashtëzakonshëm me këtë Kushtetutë, që s’ishte imagjinuar kështu në krye të herës. Kanë një armë, që është që nuk çon asnjë deputet në seancë, s’bëhet kuorumi për të zgjedhur presidentin dhe shkohet prapë në zgjedhje. Dhe gjithmonë është e keqja, me këtë logjikë do të bëjnë të njëjtën gjë.

Po të jap një shembull komplet idiot, po që Irani e gjeti fajin fare, pa asnjë lloj lidhjeje, për bombën, Irani e gjeti te Hormuzi. Që është shumë e rëndë, se po mban botën.

Kështu që kjo duhet rregulluar dhe kjo duhet bërë një fushatë tani në Kosovë, që partitë t’u shpjegojnë qytetarëve se “na duhet një mazhorancë për të ndryshuar këtë, përndryshe do të vuani vetë, populli”.

Është e qartë se partitë nuk duan të merren vesh. Partitë e vogla e kanë këtë fuqi dëmtuese, e shfrytëzojnë për avantazhin e tyre. Sigurisht, po është skenë e kaluar. Në këtë rast, Vetëvendosja do të pranonte vetëm një konsensus për një president apolitik.

Po bëj një paralakalim në Shqipëri. Unë mendoj dhe i kujtohet kjo gjë. Pra, më pak në Shqipëri presidenti ka më pak funksione, në Kosovë ka... Po bëj një paralakalim, se varet dhe se kush është presidenti në Shqipëri. Nxjerr, për shembull, Kadarenë, u afrua Kadareja... pse jo të bëhet Kadareja si president? Kështu ndodh. Pra, nga shumë këto do të ndodhë në Vetëvendosje që në Kosovë bëhet një profesor, bëhet një person apolitik, por partitë e vogla nuk e lëshojnë.

E kuptojnë që sot Vetëvendosja nuk ka interes të shkojë prapë në zgjedhje dhe aty nuk e lëshojnë. Vetëvendosja nuk ka interes të vazhdojë më për konsensus, sepse prapë i lihet Kosovës një e keqe për brezat e ardhshëm, sepse e ke gjithmonë këtë lloj në Kushtetutë që pa kuorum, pa prani fizike të një numri të caktuar deputetësh, s’ka seancë.

Në momentin që do ta zgjidhësh një herë e mirë, populli kosovar ta kuptojë dëmin. T’i japë shumicën ose Vetëvendosjes, ose partive të tjera, por duhet që partitë të hyjnë në zgjedhje me këtë premtim: “Nëse na jepni shumicën e mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën, kjo është pika jonë e parë e programit”. Thjesht neni ndryshohet, thuhet që deputeti nuk mund të mungojë në seancën për zgjedhjen e presidentit, veçse me arsye të justifikueshme.

Por prandaj po them që kësaj here kjo fushatë të përqendrohet tek kjo pikë e Kushtetutës. Të bëhet punë pedagogjike me qytetarët.

Të marr një shembull nga protestat në Shqipëri. Protesta, sigurisht, afatshkurtër është kundër Edi Ramës, por kërkesa strukturore afatgjatë, pra e të vërtetave të ardhshme, është që një kryeministër të mos ketë më shumë se dy mandate. Kjo është strukturore, që të evitohet kulti i individit... Këtë protestë e pranon i gjithë publiku. Edhe në Kosovë, po të bëhen prapë zgjedhje, duhet të përqendrohet propozimi politik, ndryshimi kushtetues për ta bërë të pranishëm me ligj deputetin në seancën e zgjedhjes së presidentit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.