POLITIKE

Meta: Koha për t'i dhënë fund pengmarrjes së Drejtësisë! Të gjithë të bashkohen në protestën e 22 Dhjetorit

Piranjat Përditësimi i fundit 20 December 2025, 16:03

Meta: Koha për t'i dhënë fund pengmarrjes së

Ish- presidenti, Ilir Meta ka deklaruar se është koha për t'i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë. Në një intervistë ekzkluzive , Meta u shpreh se të gjithë duhet të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit. Në lidhje me qëndrimin e Kryeministrit Rama lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Balluku, ai tha se Rama është jo vetëm pengues i drejtësisë, por dhe pengmarrës i saj.

Sipas tij, Rama nuk ka hallin e Balluku, por të tijin personal, ndaj ka bërë çdo përpjekje për bllokimin dhe zvarritjen e hetimit. Meta tha se SPAK duket që është në një moment të ri, por ka rëndësi të ecet përpara me vendosmëri dhe të hetohet në mënyrë shteruese deri në fund.

Ai tha se është i bindur, se opozita do bëjë një betejë të pakompromis, e cila do të mbështetet nga shoqëria në mënyrë të shtuar. Në fund, ish-presidenti tha se çdo minutë e Ramës në pushtet ndihmon vjedhjen dhe varfërimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. 

Intervista e plotë 

Pyetje: Z. Meta, si e shikoni qëndrimin e Kryeministrit Rama dhe mazhorancës lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zv. Kryeministres Balluku?

Meta: Si provën më të qartë se Edi Rama është jo vetëm pengues i drejtësisë, por dhe pengmarrës i saj i deritanishëm. Në rastin Balluku, SPAK-u është treguar shumë proporcional në kërkesat dhe hapat e tij. Kjo çështje duhej të ishte zgjidhur që në fillim politikisht me dorëheqje ose shkarkim. Por Rama, është e qartë se nuk ka hallin e Znj. Balluku, por të tijin personal, ndaj ka bërë çdo përpjekje për bllokimin dhe zvarritjen e hetimit. Madje kërcënoi edhe me përdorimin e 83 mandateve të vjedhura, siç janë vjedhur të gjithë tenderat publikë në këtë vend (se tenderat sekretë vetëm për vjedhje të rrufeshme bëhen).
Ndaj tani është koha për të mos i dhënë kohë Ramës që të bllokojë hetimet dhe prishë provat ku ai del i përfshirë.
Ndaj të gjithë duhet t'i bashkohen protestës së 22 Dhjetorit kundër pengmarrësit jo vetëm të Drejtësisë, por edhe të lirive e të drejtave të shqiptarëve.

Akti i tij i fundit i përjashtimit arbitrar të 29 deputetëve të opozitës tregon panikun e tij nga të vërtetat që po provohen botërisht dhe të cilat as nuk i mbrojnë dot dhe as nuk i mbulojnë dot 83 "Diellat" e tij në Kuvend, që dinë vetëm të ngrenë dorën me sustë. Këtu çdo investim publik i bërë prej Ramës, është bërë kryesisht me qëllim vjedhjen dhe jo interesin publik.
Përveç rasteve të provuara, si rruga Korçë-Ersekë apo e Qukës - Qafë Plloçës, apo e Arbrit e pafund, dje pashë se si ishte shkatërruar edhe rruga e sapo inaguruar 15 milionë euro Maliq-Lozhan-Strelcë.

Pyetje: A është SPAK në një moment të ri?

Meta: Kështu duket, por ka rëndësi të ecet përpara me vendosmëri dhe të hetohet në mënyrë shteruese deri në fund.
Duhet çrrënjosur kjo papërgjegjshmëri qeverisëse deri në nivelet më të larta. Dua të vlerësoj faktin se në hetimin e AKSH-it, kemi për herë të parë kualifikimin e grupit të strukturuar kriminal. Ky kualifikim ka munguar në të kaluarën, në shumë raste të tjera të masakrës së mirëstrukturuar që u është bërë parave publike. Dhe natyrisht, do të doja të vlerësoja edhe denoncimet publike të bëra nga ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj, ku koha provoi çdo të dhënë që dha ai, përfshirë edhe rolin e koordinatorit kombëtar të Kryeministrit me krimin e organizuar.

Dua të theksoj rëndësinë edhe për Sigurinë Kombëtare të hetimeve shteruese e përkufizim të AKSH-it, ku jo vetëm norma e vjedhjes është katastrofike , por ku vërtetohet edhe pengmarrja e organizuar në manipulimin e tenderave publikë, që s'mund të bëhej pa dijeninë e Kryeministrit. Ahmetaj na ka paralajmëruar se dy fletë-arresti ishin grisur para një viti e gjysmë për AKSH-in. Ndaj ka rëndësi të ecet pa ndalim drejt zbardhjes së përgjegjësive të plota deri në fund e deri në majë të kësaj piramide grabitqare por edhe pengmarrëse.

Pyetje: A mund të përdori Rama 83 mandatet për t'u mbrojtur nga SPAK?

Meta: Së pari, ato janë 83 mandate të vjedhura dhe këtë e di e tërë bota. Së dyti, jam I bindur se opozita do bëjë një betejë të pakompromis, e cila do të mbështetet nga shoqëria në mënyrë të shtuar. Por edhe vetë brenda PS besoj se ka njerëz me një integritet që s'do pranojnë të marrin kosto të pamerituara më tej. Përveç korrupsionit skizofrenik të Ramës, nuk ka asnjë justifikim tjetër përse pensionet në Shqipëri janë sa gjysma e pensioneve në Kosovë apo sa një e treta e pensioneve në Malin e Zi. Ndaj kjo betejë kundër korrupsionit duhet të bashkojë të gjithë shoqërinë në mënyrë që sa më parë të shkojmë drejt një Qeverie ekspertësh që garanton zgjedhje të lira e të drejta që rikthejnë llogaridhënien dhe demokracinë. Çdo minutë që Rama rri në pushtet është kohë e humbur për Shqipërinë, sepse ajo zbrazet më shumë nga njerëzit e saj dhe bëhet më e dobët dhe e pashpresë.

Çdo minutë e Ramës në pushtet ndihmon vjedhjen dhe varfërimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Çdo minutë e tij në pushtet sjell rrëzim të veprave publike dhe rritje të analfabetizmit funksional. Çdo minutë e Ramës në pushtet sjell falimentim për bujqësinë, prodhimin vendas dhe eksportet. Standardet e qeverisjes së mirë janë në pikiatë prej një dekade , sepse synimi madhor i Ramës ka qenë hapja totale e shtetit me qëllim realizimin e vjedhjes frontale në çdo sektor dhe në çdo tender. Tani "mbreti" ka dalë lakuriq. Ndaj edhe është kujtuar për standardet e procesit të rregullt ligjor, po kështu tani ka "zbuluar " se paska edhe Këshill të Europës, po kështu edhe Konventë Europiane e madje se ekzistojnë edhe të drejtat e njeriut. Në rastin e zëvendësit të tij për 10 vite, Z. Ahmetaj, kritikonte SPAK-un dhe Gjykatat që ishin treguar shumë të butë e të mëshirshëm. Se nuk ja vlen të përmendet këtu standardet e ndjekura kundër kundërshtarëve të tij. Ç'mund të presësh më nga një Kryeministër që vodhi fondet europiane (IPARD) për fermerët dhe i çoi te inceneratori? Qeverisja e tij ka trajektoren e "Air Albania" që ai e propogandoi në fillim me aq pompozitet . Ndaj të gjithë, në 22 Dhjetor, të thonë fjalën e tyre për ndarjen përfundimtare me rrjetin e Xhorxh Sorosit. Guxoi të miratojë edhe ligjin anti familje, për të shpërbërë familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?