Largimi i Koçekut nga PS/ Rama e ‘thumbon’: Filloi të gjuajë me këpucët e blera majë kalit
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për SYRI.net ka paralajmëruar se do të paraqesë mbi 1...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare pasi pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra q...
Analisti Genc Burimi, teksa ka komentuar protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama...
Një banore nga zona Xhafzotaj në Durrës, ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, se prej 4-5 ditësh nuk ka furnizim me uj&eum...
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për SYRI.net ka paralajmëruar se do të paraqesë mbi 100 dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj tij, duke deklaruar se synimi është zbardhja e plotë e së vërtetës dhe rrëzimi i asaj që ai e cilëson si një proces politik të ndërtuar mbi “gënjeshtra dhe montazhe”.
Në intervistën e tij, Meta sulmoi SPAK-un dhe GJKKO-n, akuzoi prokurorët për manipulim të fakteve, kritikoi mungesën e transparencës në seancat gjyqësore dhe paralajmëroi ballafaqime me dëshmitarë që, sipas tij, nuk janë pyetur kurrë gjatë tetë viteve të hetimeve.
Ai komentoi gjithashtu vendimin e gjykatës për të mos e liruar nga masa e sigurisë, si dhe foli për humbjen e të atit, të cilën e përshkroi si pengun më të madh të kësaj periudhe të vështirë.
Intervista e plote e presidentit te PL, Ilir Meta:
Pyetje: Z. Meta, pardje u zhvillua seanca e radhës e gjykimit tuaj në themel, e cila u shoqërua me tensione. Tashmë prokurorët i mbaruan parashtrimet e tyre dhe paraqitën një listë me rreth 100 dëshmitarë. Ndërkohë ju keni reaguar duke thënë se edhe ju do paraqisni mbi 100 dëshmitarë. Cila është arsyeja?
Përgjigje: Tensionet ishin të panevojshme ashtu siç është e papranueshme, që të përjashtohen totalisht kamerat apo fotografët nga procesi.
Por rritja e tensioneve nuk erdhi dhe nuk mund të vijë nga unë, por nga ata që janë përfshirë totalisht në një proces të parregullt ligjor, të cilin ne po e evidentojmë në çdo moment.
Ora e të vërtetave po vjen dhe ajo nuk mund të fshihet më në kafazin e madh të GJKKO.
Sot kur duhej transparencë më shumë se kurrë më parë, në respekt të standardeve europiane, ka si asnjëherë një bunkerizim të procesit, i cili është interes i lartë publik, sepse vetë llogaridhënia është interesi më i lartë publik.
Duhej të ishin vetë Prokurorët dhe Gjykata edhe më të interesuar se unë, që të realizonin një transparencë të tillë, nëse besojnë se ky nuk është veçse një proces politik inkuizitiv bazuar në mashtrime delinkuentësh që kanë patur probleme me drejtësinë.
E gjithë akuza është hartuar mbi rrëfime të gënjeshtërta dhe montazhe inkoherente në kundërshtim me provat ligjore e dokumentare që janë në fashikuj.
Edhe në seancën e fundit Prokurori gënjeu përsëri sikur unë kisha bërë shpenzime të pajustifikuara me kartën time bankare, kur ai dhe të gjithë e dinë shumë mirë se unë kurrë nuk kam përdorur apo disponuar asnjë lloj karte.
Po kështu përmendi dyqane në Londër që unë s'kam qenë kurrë, përveç dyqanit të "Celtic".
Ndaj m'u desh të ndërhyja, sepse këto gënjeshtra janë bërë vazhdimisht edhe gjatë seancës paraprake të gjykimit.
Edhe nga pyetjet e bëra nga trupi gjykues u provua qartë se akuza ndaj meje për mosdeklarim shpenzimesh është mashtrim i pacipë.
Ishte akoma më e rëndë kur Prokurori aludoi se edhe fansi i SPAK-ut, Z. Baton Haxhiu, ishte përfshirë në skemë mashtrimi dhe pastrimi parash gjoja në lidhje me shitjen dhe blerjen e dyshimtë të një vile në Qerret.
Por jam i bindur se Z. Baton Haxhiu jo vetëm do e sqarojë vetë këtë si dëshmitar në proces, por edhe do bindet se cilës drejtësi i ka bërë hosana deri tani.
Ne i mirëpresim të gjithë dëshmitarët e prokurorëve, pasi ata në çdo rast janë në favorin tim për arsye të ndryshme.
Sidomos mirëpresim 3 super-kallëzuesit.
Por natyrisht për të zbardhur totalisht pretendimet edhe unë do ftoj të paktën 100 dëshmitarë të tjerë që prokurorët nuk kanë dashur t'i pyesin për 8 vite me rradhë, sepse u digjet çdo spekullim dhe hamendësim.
Në veçanti thirrja e gjithë aksionerëve të kompanisë "DIA" mëmë të Uashingtonit dhe drejtorëve të saj është e domosdoshme pasi është e provuar edhe nga dëshmitarët kyç të prokurorisë se garancitë e saj në mbarë botën për mbledhjen e bordeve e bindën ÇEZ të bënte marrëveshjen me DIA.
Jo vetëm Elvis Mataj, drejtuesi i DIA-s, por edhe Z. Hejsek e kanë konfirmuar këtë disa herë para prokurorisë shqiptare, por edhe në Arbitrazhin e Vjenës.
Njëkohësisht do të thërrasim domosdoshmërisht si dëshmitarë drejtuesit e kompanive amerikane që kanë firmosur kontrata lobimi me LSI.
Sidomos shqiptaro-amerikanin e përmendur nja 300 herë në akuzë si pagues i parregullt i LSI, por edhe për greko-amerikanin Fidetzis.
Po kështu, do kërkojmë të paraqiten si dëshmitarë edhe shumë diplomatë, ish-diplomatë amerikanë të përmendur në letërporosira apo që kanë dijeni për fakte dhe rrethana.
Audiot e dëshmitarëve do të shpërndahen në të gjithë botën për të kuptuar këtë farsë të paturp dhe kriminale kundër meje dhe Partisë së Lirisë.
Nuk ekziston asnjë kundërvajtje administrative në këtë hetim të bërë për 8 vite zyrtarisht për veprimtarinë time publike që nga viti 1992 kur jam zgjedhur deputet ende student.
Ah po, ekziston një mosllogaritje skandaloze e të ardhurave të mia që nga 1992 deri në 2002 as e pagave, dietave, pagesave në vorde të ndryshme qeveritare, sepse donin me çdo kusht që unë të dilja me "defiçit" të ardhurash që gjoja nuk justifikojnë shpenzimet dhe që krijonte "dyshimin e arsyeshëm" se një pjesë e shpenzimeve ishin gjoja të pajustifikuara, e atëherë supozohet me "ndihmën" e deduksionit, se do jenë kryer vepra penale të korrupsionit e përralla të tjera që frymëzohen nga një imagjinatë e shfrenuar militantësh që s'kanë asnjë lidhje me Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, procesin e rregullt ligjor e shtetin e së drejtës.
Pyetja për prokurorët e çështjes është e qartë, nëse gjatë vetingut të tyre të ardhurat u janë llogaritur nga dita e parë e punës apo pas gushtit 2016 kur u miratua ligji i vetingut?
Pas kësaj përgjigje do të kemi pyetje të tjera që do varen nga kjo përgjigje.
Pyetje: Po pardje gjykatësja Saida Dollani rrëzoi kërkesën e avokatit tuaj për lirimin tuaj. Keni një koment?*
Përgjigje: Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, pasi gjykatësja ka rrëzuar Gjykatën e Lartë, e cila i kishte kërkuar të shprehej dhe të arsyetonte lidhur me kërkesën e avokatit.
Pra në mungesë totale të përgjegjësisë publike, ajo ka injoruar autoritetin e Gjykatës së Lartë.
Por nuk mund të habitemi më nga "specialët".
Para pak ditësh u takova rastësisht me Z. Beqja në ambientet e GJKKO, pasi ai donte të më shprehte ngushëllimet për humbjen e babait.
Ishte shokuese të dëgjoja se si e njëjta gjykatë, pra GJKKO, merr tre vendime të ndryshme për qëndrimin në kafaz të të njëjtit person, pra Z. Ilir Beqja.
Kjo tregon gjëndjen e rëndë, kaotike e jashtë çdo standardi të GJKKO dhe piramidës së gjyqësorit në Shqipëri.
Ndaj e vetmja rrugë ku shqiptarët shpresojnë të marrin drejtësi europiane është Gjykata e Strasburgut.
Por kjo është e pamundur për shumicën e qytetarëve shqiptarë.
Pyetje: Si e përjetuat humbjen e babait tuaj në këto rrethana të veçanta?
Përgjigje: Njeriu rri më pak me ata që e duan më shumë.
Kjo më është kujtuar vazhdimisht gjatë këtyre dy viteve të fundit e sidomos në raport me babain tim të mrekullueshëm.
Më mbeti peng që nuk mund t'i jepja një përqafim të fundit, por këto rrethana nuk i zgjodha unë.
Jam i lumtur se motra më solli një foto ku unë jam me babain i përqafuar kur isha i vogël dhe ai si mësues i lindur që ishte, më nxiste që ti bëja sa më mirë detyrat.
Atë ditë që i dhashë lamtumirën e fundit, i premtova të prehej i qetë se unë do i kryej detyrat e mia më së miri.
U lehtësova që jo vetëm i plotësuam amanetin e tij për tu prehur në vendlindjen e tij dhe pranë prindërve e familjarëve, por edhe që atje të vija buqeta me lule në nderim të gjyshit, gjyshes, xhaxhallarëve e familjarëve të tyre.
Me këtë rast i falenderoj nga zemra të gjithë ata miq, shokë dhe dashamirës të babait tim e familjes tonë që erdhën në Çepan për ti dhënë lamtumirën e fundit dhe të gjithë ata që erdhën për ngushëllime të nesërmen në Tiranë.
Por dua të falenderoj edhe gjithë të tjerët që nuk mundën të vinin për arsye të kohës e rrethanave të tyre, por që na përcollën solidaritetin e tyre miqësor, shoqëror dhe njerëzor.
Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj akuzave të bëra gjatë protestës së djeshme, ku u pretendua...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare pasi pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra q...
Analisti Genc Burimi, teksa ka komentuar protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama...
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. Përmes një deklarate t&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë...
Socialistët do të mbajnë ditën e sotme mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar, ku të pranishëm do të jenë dep...
Kënga e njohur e Flori Mumajesit, me vargjet “Skena me u pa më bashkë” është dëgjuar në një nga festat e fun...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje huaje prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fond që ...