Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

Meta: SPAK po fsheh prova dhe po politizon procesin ndaj meje

P
Piranjat 5 June 2026, 17:18 · 4 min lexim
Meta: SPAK po fsheh prova dhe po politizon procesin ndaj meje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi në seancë pasi prokurori i SPAK-ut, Sotir Kllapi, relatoi disa nga episodet për të cilat ai akuzohet. Meta u shpreh se është i revoltuar nga mënyra se si po zhvillohet procesi, duke pretenduar se gjatë hetimeve janë fshehur informacione dhe prova që, sipas tij, kanë rëndësi për çështjen.

Duke iu referuar kontratës me kompaninë McKeon, ai deklaroi se pagesa e vetme e kryer ka qenë 15 mijë dollarë, e miratuar me vendim kryesie dhe e realizuar përmes bankës. Sipas tij, autoritetet amerikane kanë kthyer përgjigje përmes letërporosive lidhur me këtë çështje, por këto të dhëna nuk i janë bërë të njohura në kohë.

Meta: Mendoj se duhet të jemi të barabartë para ligjit. Jam shumë i revoltuar, të nderuar gjyqtarë, prokurorë, pjesëmarrës, se veç shumë gënjeshtrave të përsëritura në paraprake, dëgjova një gjë shokuese. Prokurori tha se pas hetimit me McKeon ka dalë, që është vetëm një faturë 15 mijë USD. Jam i revoltuar, se që kur jam pyetur për këtë çështje e kam bërë të qartë, se kam pasur veç një pagesë 15 mijë USD, me vendim kryesie, me bankë.

Në shtator kanë marrë letërporosi për McKeon, sikur janë bërë takime në SHBA dhe pagesa të jashtëligjshme. Unë jam rrëmbyer më 21 tetor në orën 12:08 minuta nga persona të panjohur.

Në 14:06 m’u komunikua urdhri i prokurorëve të SPAK. Pasi unë arrestohem, më 15 nëntor ka ardhur përgjigje tjetër nga SHBA, saktësim. Zotërinjtë jo vetëm nuk ma kanë bërë të ditur, por në janar më kanë pyetur prapë për McKeon Group.

Pasi ju ka ardhur përgjigjja përfundimtare në nëntor, mua më pyesnit prapë në janar. FARA është një portal, ku mijëra kompani i publikojnë për transparencë, por nuk është as gjykatë, as prokurori. Nuk ekziston në marrëveshjen me GSIS nënshkrimi i Ilir Metës. Marrëveshja është mes LSI dhe GSIS. Ju, z. Kllapi, e dinit që në fillim që janë paguar veç 15 mijë USD. Ju ka ardhur tjetër gjë në shtator, tjetër në nëntor. E mbajtët fshehur, më pyetët në janar. Duhet të sqaroj se kreu i AKEP zgjidhet nga Kuvendi dhe kreu i KM. Kreu i KM ka qenë Rama. Nuk e propozojnë partitë politike.

Ka tendencë për politizim të procesit. Kur s’ke fakte, do e bësh politike. Për CEZ-DIA, nuk ju fal një gjë për Hajsek.Prokuroria ka fshehur dëshminë e dhënë tek Ndini Tavani në 2011 të Hajsek.Edhe ajo me 200 mijë bëhet për manipulim të opinionit publik. As merret vesh për çfarë është. As ka ndonjë përgjigje.

Unë jam këtu të mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin individual. Nuk jam as për të marrë e as për të dhënë. Unë mbaj përgjegjësi për të miat, zonja Kryemadhi nuk ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.