Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

"Mijëra qytetarë çdo natë kërkojnë dorëheqjen e Ramës", Associated Press: Pjesëmarrës, njerëz të thjeshtë!

P
Piranjat29 June 2026, 10:00 · 4 min lexim
"Mijëra qytetarë çdo natë kërkojnë

Nga  ZANA CIMILI, Associated Press/ Protestat në Shqipëri kundër një projekti turistik kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të lidhjes së projektit me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, por edhe për simbolin që ka shoqëruar demonstratat, flamingot rozë.

Prej javësh, mijëra qytetarë marshojnë çdo mbrëmje në Tiranë duke mbajtur në duar figura flamingosh, një simbol i mbrojtjes së ekosistemit të Nartës. Kjo ka bërë që lëvizja të njihet si “Revolucioni i Flamingove”.

Artistja që krijoi simbolin e protestës

Fatma Paja, 28 vjeç, drejton një studio kreative në Tiranë së bashku me dy motrat e saj dhe është një nga artistet që realizon flamingot prej shkume të përdorura në protesta.

Ajo tregon se prej kohësh e përdor artin për të denoncuar padrejtësitë dhe problemet me të cilat përballen qytetarët në Shqipëri.


Gjatë protestave, grupi i saj organizon edhe aktivitete për fëmijët, ndërsa Paja udhëheq thirrjet me megafon: “Shqipëria nuk është në shitje!” dhe “Mos e prekni Nartën!”.

Sipas saj, projekti rrezikon të shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në vend.

“Jam kundër një projekti që favorizon elitën, bllokon një zonë të mbrojtur dhe e shkatërron atë. Nuk ka bazë ligjore dhe nuk është mbështetur nga asnjë studim serioz mbi ndikimin në mjedis”, shprehet ajo.

Paja thekson se protesta ka nxitur qytetarët të reagojnë dhe se fakti që nuk organizohet nga partitë politike ka rritur besimin dhe solidaritetin mes pjesëmarrësve.

Megjithatë, shumica e protestuesve kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Guida turistik që u bë organizator protestash

Arben Kola, një nga protestuesit e parë të kësaj lëvizjeje, ka punuar prej më shumë se dhjetë vitesh si guidë turistike, duke prezantuar për vizitorët bukuritë natyrore dhe historike të Shqipërisë, përfshirë edhe zonën ku parashikohet zhvillimi i projektit.

Ai thotë se rritja e turizmit në Shqipëri është bazuar pikërisht te bregdeti ende i paprekur dhe natyra unike.

Sipas Kolës, projekti është një tjetër shembull i keqpërdorimit të pushtetit.

“Shqipëria po përballet me nivele të larta korrupsioni, me privatizimin dhe dhënien e tokave, plazheve, luginave dhe lumenjve”, deklaron ai.

Ai shprehet i revoltuar që, sipas tij, brenda zonës së mbrojtur kanë nisur punimet me mjete të rënda, ndërsa sot është një nga organizatorët kryesorë të protestave.

“Nuk e besonim se protesta do të arrinte këto përmasa. Tani njerëzit na pyesin çdo ditë nëse do të vazhdojë. Gjithçka varet nga qytetarët”, thotë Kola.

“Nona” e protestës

Ndryshe nga shumë protesta të mëparshme në Shqipëri, kësaj here të rinjve u janë bashkuar edhe shumë pensionistë.

Mes tyre është edhe 70-vjeçarja Bujare Ishmi, ish-inxhiniere, e cila merr pjesë pothuajse çdo mbrëmje në tubime me një pankartë ku shkruhet: “Ju keni pushtetin e krimit, ne kemi fuqinë e së vërtetës.”

Protestuesit e presin me thirrjet “Nona! Nona!”, duke e konsideruar simbolin e brezit më të vjetër në këtë lëvizje qytetare.

Ishmi thotë se prej vitesh ka ëndërruar të shihte një protestë të tillë dhe e përshkruan sistemin politik në Shqipëri si një “demokraci gjysmake”.

Ajo tregon se bashkëshorti i saj ka qenë ish-i burgosur politik gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe se nuk është kundër investimeve të huaja.

“Investimet sjellin zhvillim, por gjithçka duhet të bëhet me transparencë, duke respektuar ligjin dhe duke mbrojtur mjedisin”, thekson ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.