Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës, reagon ministria e Jashtme gjermane: Njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë

Qeveria gjermane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
I pyetur nga Deutsche Welle, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese theksoi se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore e qytetarëve.
Giese u pyet nëse Berlini është në kontakt me protestuesit në Shqipëri, nëse është në dijeni të kërkesave të tyre dhe çfarë pret nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në raport me protestat.
Zyrtari i lartë u shpreh se autoritetet gjermane kanë marrë dijeni për zhvillimet, por theksoi se ajo është një çështje e brendshme politike.
Pyetje nga Deutsche Welle: A është qeveria gjermane në kontakt me protestues në Shqipëri? A e di Berlini çfarë kërkojnë ata? Dhe çfarë pret nga qeveria e Edi Ramës në raport me protestat?
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese: Unë i kam marrë parasysh njoftimet për këtë. Bëhet fjalë për një projekt kundër të cilit ka protesta.
Sigurisht njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë. Por kjo është një çështje e brendshme politike në Shqipëri. Për këtë nuk mund të japim shumë informacion.
Lexo edhe
POLITIKE
Revolta për largimin e Ramës, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat

Shkullaku: Brenda partisë së autokratit të çmendur s’guxon njeri t’i thotë Ramës, o idiot, ik se more në qafë Shqipërinë

“Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin

“Newsweek”: Protestat në Shqipëri kërkojnë tani rrëzimin e qeverisë





