Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

Milva Ekonomi tallet me Edi Ramën/ Detaji që ngre pikëpyetje në postimin e saj

P
Piranjat24 May 2026, 18:26 · 2 min lexim
Milva Ekonomi tallet me Edi Ramën/ Detaji që ngre pikëpyetje


Dy deputetet e Partisë Socialiste në Durrës, Milva Ekonomi dhe Aurora Mara, kanë shpërndarë në rrjetet sociale dy postera krejtësisht të ndryshëm për të njëjtin aktivitet që do të zhvillohet nesër në qytetin bregdetar, në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.

Posteri i publikuar nga deputetja Aurora Mara paraqitet më korrekt në aspektin vizual dhe komunikues, duke përdorur një foto aktuale të Edi Ramës dhe elementë grafikë në linjë me identitetin zyrtar të PS-së.

Milva Ekonomi tallet me Edi Ramën/ Detaji që ngre pikëpyetje
Ndërkohë, posteri i shpërndarë nga Milva Ekonomi ka tërhequr vëmendje për përdorimin e një fotografie të vjetër të Ramës, ku ai pothuajse nuk ngjan me imazhin aktual. Për më tepër, dizajni duket i realizuar në mënyrë amatore, me një montazh jo profesional dhe larg standardeve të komunikimit publik që pritet nga një deputete e mazhorancës.

Milva Ekonomi tallet me Edi Ramën/ Detaji që ngre pikëpyetje
Situata ngre pikëpyetje jo vetëm për mungesën e koordinimit mes deputetëve të së njëjtës forcë politike në të njëjtin qytet, por edhe për seriozitetin me të cilin trajtohen aktivitetet zyrtare të PS-së.

Si është e mundur që dy deputete të së njëjtës parti dhe për të njëjtin aktivitet të publikojnë dy postera të ndryshëm, pa asnjë standard të unifikuar?/Piranjat News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.