Milva Ekonomi, zonja e Check-up-it

Në vitin 2015, zv.ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi firmosi një kontratë me vlerë €138 milionë, me një kohëzgjatje prej 10 vitesh.
Një kontratë me vlerë të jashtëzakonshme, e cila do të përcaktonte mënyrën se si do të ofroheshin disa nga shërbimet diagnostikuese në sistemin publik shëndetësor.
Kompania fituese ishte themeluar vetëm 29 ditë përpara se të hynte në këtë proces.
Përpara nënshkrimit të kontratës, edhe Agjencia e Prokurimit Publik kishte ngritur pikëpyetje dhe kishte evidentuar problematika lidhur me procedurën.
Sipas kontratës, shteti do të financonte ndërtimin e 20 laboratorëve diagnostikues në të gjithë vendin. Në praktikë, nga këta 20 laboratorë të parashikuar, u ndërtuan vetëm 3.
Kjo çështje nuk ka mbetur vetëm në dokumentet e prokurimit. Dosja ndodhet në SPAK të paktën që prej vitit 2024 dhe, edhe në 2026, hetimet rezultojnë ende të hapura.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin

Dosja SASPAC/ Lirohet nga burgu Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie

Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash! I shërben vetëm qeverisë

Protesta e banorëve në Poliçan, Meta: Për Edi Ramën pushteti vendor është shpopullim

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë: Po na fshijnë nga harta, sot në orën 19:00 mblidhemi për të mbrojtur qytetin

Propozimi i PS për “Territorialen”/ Administrata bojkoton punën, protestë kundër shkrirjes së bashkisë Klos

“Ndryshon harta, por jo modeli i qeverisjes”/ Shqipëria me 46 bashki, BIRN: Drafti i PS pritet me kritika

Detaje nga arrestimi i Ermal Beqirit, mediat franceze: Fluturoi mbi centralin ku do të ndërtohen reaktorët e parë bërthamorë EPR2





