POLITIKE

“Çmimet më të shtrenjta se në Evropë”/ Bozdo i përgjigjet Ramës: 90% e ushqimeve importohen, tregun e kanë kapur oligopolet e pushtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 18 September 2026, 16:41
“Çmimet më të shtrenjta se në Evropë”/

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se përgjegjësia për rritjen e çmimeve të ushqimeve u mbetet pronarëve të supermarketeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bozdo thekson se kreu i ekzekutivit po përgatit “grupin armiqësor të radhës” për të shmangur përgjegjësinë për shkatërrimin e bujqësisë dhe kapjen e tregut nga oligopolet e lidhura me pushtetin.

Bozdo nëvizoi se pse logjika ekonomike mbi rënien e euros nuk ka dhënë asnjë efekt në xhepat e qytetarëve shqiptarë:

“Gati grupi armiqësor i radhës, apo kur ‘s’ke ç’ti bësh samarit dhe i bie gomarit’. Po hë pra, si është e mundur që në Shqipëri, në vendin më të varfër të Evropës, çmimet e shportës ushqimore janë 5% më të shtrenjta se në Evropë! Ke të drejtë kur thua që zhvlerësimi i euros duhej, të paktën teorikisht, të sillte ulje të çmimeve në përgjithësi. Por ata që ta kanë thënë këtë gjë, kanë ‘harruar’ të të thonë se kjo vlen për tregjet konkurruese. Sepse për tregun shqiptar, ku dominojnë oligopolet që ti vetë i dhe mundësi të lulëzojnë, sigurisht diçka e tillë nuk vlen.”

Deputeti demokrat sqaron se shkaku kryesor i krizës së çmimeve qëndron te shkatërrimi i prodhimit vendas dhe varësia nga linjat e importit të kontrolluara nga klientët e qeverisë:

“Prandaj mos u merr me supermarketet, po shiko faktin se në industrinë ushqimore, Shqipëria nuk prodhon më thuajse asgjë. Ajo, nën qeverisjen tënde — dhe me kujdesin tënd të veçantë, është shkatërruar së bashku me bujqësinë dhe blegtorinë. 90% të atyre që konsumojmë vijnë nga jashtë, dhe këto linja furnizimi importuese i kontrollon Oligopoli. Edhe diçka tjetër. Në çdo treg, absolutisht kudo, është e njëjta situatë e kapjes nga klientët e pushtetit! Prandaj, shiko samarin, se gomari i gjorë jo vetëm s’të ka faj, por është duke vdekur!”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?