Ministri i Jashtëm: Fantastike që Shqipëria është në të gjitha lajmet e botës, po tregojmë se kemi liri për herë të parë

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha u pyet nga gazetarja Flora McCarthy nga Dublini nëse Irlanda, e cila merr presidencën e BE-së muajin e ardhshëm, ka shprehur shqetësime lidhur me protestat në Shqipëri.
Në përgjigjen e tij, Hoxha tha se Shqipëria po përjeton një nivel të lartë të lirisë së shprehjes dhe se qytetarët po artikulojnë hapur qëndrimet e tyre.
"U gëzova shumë që isha në Irlandë, ishte vizita ime e parë.
Ne na gëzon shumë fakti që ne i ramë derës së Irlandës por ajo ishte e hapur.
U sigurova që zgjerimi do të jetë element kyç i presidencës irlandeze.
Ne diskutojmë gjithçka me partnerët tanë por smund t;ju tregoj për gjithçka që diskutuam.
Shqipëria është në të gjitha lajmet për këtë liri fantastike që ne shohim për herë të parë në vendin tonë.
Qytetarët po shfaqin qartazi idetë e tyre.
Nuk besoj se për momentin është shqetësim për shtetet anëtare sepse ata kanë besim tek vlerësimet e Komisionit Europian.
Nëse do të lindë nevoja ne do të flasim", tha Hoxha.
Lexo edhe
POLITIKE
Turisti amerikan flet në protestë: Ne nuk jemi frikësuar. Mos ndaloni!

Protestat në Shqipëri. DW: "Qeveria duhet të pyesë veten “Pse?“

‘Shqipëria është e jona!’ - ‘Ikur në Angli e Gjermani’/ Simboli i veçantë në protestë, karrige për rininë e larguar nga vendi:...

DASH konfirmon heqjen e sanksioneve për Berishën: I shërben një interesi kombëtar bindës





