Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Ministri refuzon parlamentin, Bardhi: Interpelanca urgjente pas vrasjes së policit është në rend dite, nuk e shtyni dot...

P
Piranjat11 June 2026, 15:04 · 5 min lexim
Ministri refuzon parlamentin, Bardhi: Interpelanca urgjente pas vrasjes së

Një përplasje e ashpër ka përfshirë seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozita ka lëshuar akuza të rënda drejt drejtuesve të seancës për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores. Shkaku i këtij tensioni ishte mungesa e Ministrit të Brendshëm në një interpelancë urgjente të thirrur për të dhënë llogari lidhur me vrasjen e një punonjësi policie në krye të detyrës.

Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi denoncoi ashpër shtyrjen e interpelancës pa votim, duke deklaruar se asnjë takim apo arsye personale e ministrit nuk mund të dalë mbi detyrimin kushtetues për të raportuar në parlament. Ai tha se justifikimet banale nuk mund të zëvendësojnë llogaridhënien për një ngjarje kaq të rëndë, e cila dyshohet të ketë ardhur si pasojë e keqkalkulimit të një operacioni policor.

Gazment Bardhi: Zonja nënkryetare sapo shkelët rregulloren e kuvendit. Së pari nuk ka takim apo telefonatë ministri, që mund t'i shmanget Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dhe kushtetuta detyron ministrin të jetë prezent në kuvend. Ministri mund të ketë nevojë edhe të dalë në banjo, dhe të thotë nuk do bëj interpelancën se do shkoj në banjo. Po ky nuk është justifikim. Dhe interpelanca urgjente me ministrin është në rend dite. Nuk e shtyn dot ti. Që me mikrofonin ndezur, thua shtyhet për javës tjetër. Kush je ti që ndryshon rendin e ditës, të seancës plenare? Ku e bazon ti këtë? Me çfarë lehtësie injoroni ju të drejtat kushtetuese të opozitës. Kush je ti që na mohon ne të drejtat kushtetuese? Ndryshimi i rendit të ditës bëhet me votim nga seanca plenare. Ke votim ti? Me çfarë lehtësie ngrihesh ti dhe thua shtyhet javës tjetër se është në banjo ministri? Me çfarë të drejte? Ministri, ndërprit seancën, të mbarojë çfarë takimi ka dhe të vijë këtu të japë llogari.

Nuk kemi kërkuar interpelancë normale, kemi kërkuar interpelancë urgjente, sepse çështja është urgjente. Është vrarë në krye të detyrës një punonjës policie, për shkak të një keqkalkulimi të atij operacioni policor dhe ministri duhet të vijë këtu dhe të japë llogari për Kuvendin e Shqipërisë. Pashë që ishte... në vend që ta shpërbleni familjen e tij, pashë që kishte shpërndarë drejtori i policisë SMS për të mbledh lekë nga punonjësit e policisë. Ky shtet jemi ne, që nuk nderojmë as të rënët në krye të detyrës. Shkuat, vajtuat për një gjyqtar që u vra në sallë të gjyqit dhe e keni braktisur familjen e tij. Asnjë masë nuk ka marrë kjo qeveri. Vritet një punonjës policie, thua nuk vjen të japë llogari në kuvend ministri se ka shkuar në tualet. Jo zonjë, nuk bëhet kështu. Ke detyrim të respektosh rregulloren e kuvendit, e ke në rend dite.

Nuk ndryshon dot ministri rendin e ditës. Se kishit firmosur dhe një shkresë, për interpelancën e kërkuar me ministrin e infrastrukturës, që thoshte, ministri, ja na ka thënë, që privatët janë në gjyq që kështu ministri nuk vjen të japë llogari. Ministri jep llogari sepse ajo procedurë për aeroportin është miratuar me ligj të posaçëm të këtij kuvendi. Kontrata koncesionare është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Dhe ne nuk pyesim për konfliktin mes ortakëve, por kemi për detyrë të pyesim çfarë masash ka marrë ministria për një kontratë koncesionare, për zbatimin e kontratës koncesionare. Nuk mund ta injoroni ju kushtetutën vetëm se keni mikrofonin përpara. Është në rend dite zonjë, dhe ti nuk ke asnjë autoritet për të ndryshuar rendin e ditës. Ndërprit seancën plenare dhe sill nga tualeti ministrin e brendshëm të japë llogari për vrasjen e një punonjësi policie. Faleminderit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.