POLITIKE

Miratohet me ndryshime të vogla drafti i ligjeve të reformës në drejtësi

Piranjat Përditësimi i fundit 21 January 2026, 19:11
Miratohet me ndryshime të vogla drafti i ligjeve të reformës

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të mërkurën me disa ndryshime propozimet e deputetit socialist, Olsi Komici për dy nga ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi ku parashikohej dhe një dispozitë kalimtare për emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe prokurorive, e kontestuar nga Shoqata e Gjyqtarëve.

Sipas variantit të miratuar nga komisioni në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”,  me anë të kësaj dispozite kalimtare emërohen në detyrë kryetarët e komanduar të gjykatave apo prokurorive për një periudhë tranzitore nga hyrja në fuqi e ligjit dhe derisa të zgjidhen kryetarët e rinj, por jo më vonë se dhjetori 2027.

Në draftin fillestar propozimi parashikonte qëndrimin në detyrë deri më 31 dhjetor 2028.

Ky propozim u kundërshtua publikisht nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, si tentativa antikushtetuese që cënojnë standardet e shtetit të së drejtës, “uzurpojnë” kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor  dhe cënojnë pavarësisë e pushtetit gjyqësor.

Sipas shoqatës, nisma ligjore nuk merr në konsideratë faktin që KLGJ ka miratuar aktin normativ përkatës lidhur me procedurën e zgjedhjes së kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, akt i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar 2026 dhe që i paraprin hapjes së garës për postet e kryetarëve në këto gjykata.

Komisioni reflektoi edhe ndryshime në draft-propozimet në ligjin “për organet drejtuesve të drejtësisë”, ku terminologjia e përdorur mbi kritetet e përzgjedhjes së kandidatëve në këshillat që lidhej me integritetin moral e profesional është zëvendësuar me kritere të qarta si; të mos kenë masë disiplinore në fuqi, të mos jenë shkarkuar më parë nga detyra si rezultat  i një mase disiplinore, në rastin e ish-magjistratëve të kenë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve ose të mos kenë dhënë dorëheqjen pa iu nënshtruar këtij procesi, ndërkohë që kanë qenë subjekt rivlerësimi, si dhe të mos jenë skualifikuar më parë nga pozicione të ndryshme për shkak të verifikimit të pasurisë dhe figurës.

Ndryshime të tjera në këtë ligj parashikojnë forcim të kritereve të verifikimit të pasurisë dhe integritetit të figurës së kandidatëve  për dy këshillat drejtues që vijnë nga avokatia dhe akademia, forcimin e rolit të Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të prokurorive dhe shtimin e kritereve për vetingun e kandidatëve në këto detyra, etj..

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se ndryshimet e miratura ishin dakordësuar me Komision Europian dhe Ministrinë e Drejtësisë, gjë që u pohua nga zv.ministri Tedi Dobi, i pranishëm në komision.

Ndryshimet ligjore kaluan të martën dhe në  komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku kryetari Fatmir Xhafaj tha se ato synojnë të adresojnë në mënyrë thelbësore dhe jo formale rekomandimet e përsëritura në rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë dhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare, por që nuk zgjidhin të gjitha problematikat që ka sistemi i drejtësisë. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?