Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“Mirë është mos ta çojmë me penallti”/ Pankartat, zëri ndryshe i protestës

P
Piranjat16 June 2026, 21:29 · 2 min lexim

Protesta qytetare që po zhvillohet prej 17 ditësh në Tiranë ka vijuar edhe sot, ndërsa krahas thirrjeve dhe fjalimeve, vëmendjen e kanë marrë pankartat me mesazhe ironike dhe satirike kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.Protestuesit kanë zgjedhur edhe këtë herë humorin si formë reagimi, duke ekspozuar mesazhe që lidhen me zhvillimet më të fundit politike në vend.

“Mirë është mos ta çojmë me penallti”/

Një nga pankartat më të komentuara ishte ajo me shkrimin “Non Grata in Albania”, ndërsa një tjetër përcillte mesazhin: “Rama le të lehë, protesta ecën përpara”.

“Mirë është mos ta çojmë me penallti”/

Në turmën e mbledhur para Kryeministrisë u shfaqën edhe pankarta që ironizonin debatin për Zvërnecin. Në njërën prej tyre paraqitej një dialog imagjinar në anglisht mes Ramës dhe Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, me mesazhe që tallnin projektet e kontestuara në zonë.

“Mirë është mos ta çojmë me penallti”/

Një tjetër pankartë sillte në mënyrë satirike një skenë të kryeministrit në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku ai shfaqej i shqetësuar për përmasat që kanë marrë protestat dhe kërkonte një rrugëdalje nga situata.

“Mirë është mos ta çojmë me penallti”/

Me kalimin e ditëve, pankartat kreative janë shndërruar në një prej elementeve më të spikatura të protestës, duke reflektuar përmes ironisë dhe humorit qëndrimet e protestuesve ndaj qeverisë dhe zhvillimeve politike në vend.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.