Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit me thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arr... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh
POLITIKE

“Mirëmenaxhim apo kaos?”, Zhupa i kthehet Gonxhes: Saranda mbytet nga mungesa e ujit, trafiku, mbeturinat dhe dështimi i shërbimeve

P
Piranjat13 August 2026, 19:12 · 4 min lexim
“Mirëmenaxhim apo kaos?”, Zhupa i kthehet Gonxhes: Saranda

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas vizitës së ministrit Blendi Gonxhja në Sarandë, duke kundërshtuar deklaratat për “mirëmenaxhimin” e qytetit. Deputetja e PD, Zhupa rendit problematikat me të cilat përballen çdo ditë qytetarët dhe turistët, nga mungesa e ujit dhe trafiku kaotik te mungesa e parkingjeve, problematikat e terminalit të ri, menaxhimi i mbetjeve dhe gjendja e ujërave të larjes.

Ajo akuzon qeverinë për “menaxhim fasadë” dhe thekson se Saranda ka nevojë për shërbime funksionale, infrastrukturë, pastërti, ujë të pijshëm 24 orë dhe mbrojtje e promovim të trashëgimisë kulturore, dhe jo për propagandë.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Ku është Saranda e “mirëmenaxhuar” për të cilën flet Gonxhja?! Do donin edhe qytetarët e Sarandës ta shikonin këtë “mirëmenaxhim” dhe turistët ta shijonin, jo vetëm ta dëgjonin në fjalime propagandistike.

Sepse të flasësh për mirëmenaxhim përballë kësaj gjendjeje nuk është thjesht shkëputje nga realiteti. Është tallje me qytetarët dhe propagandë politike.

Le t’i marrim me radhë:

Uji?

Një nga gjendjet më të mjerueshme të viteve të fundit. Furnizimi “më i mirë” është një herë në dy ditë, ndërsa lagje të tëra qëndrojnë me ditë e javë pa ujë. Në një nga qytetet më të rëndësishme turistike të vendit, kjo nuk është mirëmenaxhim. Është dështim i shërbimit bazë.

Trafiku?

Saranda është kthyer në një qytet ku lëvizja me makinë në sezon është një mision i pamundur. Ndërtime që shtohen në rrugët ekzistuese dhe një lëmsh i vërtet në planifikim serioz të qarkullimit, transportit publik dhe infrastrukturës.

Parkimet?

Praktikisht zero në raport me nevojat e qytetit. Në kulmin e sezonit, qytetari dhe turisti luftojnë për të gjetur një vend ku të parkojnë.

Terminali i ri?

Në vend që të sillte një zgjidhje të integruar për transportin, qytetarët përballen me më shumë kaos në qarkullim. Një terminal nuk mund të quhet sukses vetëm sepse është ndërtuar; suksesi matet me atë nëse e zgjidh apo e përkeqëson problemin që duhej të zgjidhte.

Mbetjet?

Shkallare e rrugë të papastruara, mbeturina nëpër cepa dhe një qytet që në kulmin e sezonit turistik shpesh përballet me pamje që dëmtojnë rëndë imazhin e Sarandës.

Plazhet dhe ujërat?

Raporti më i fundit i Agjencisë Europiane të Mjedisit për ujërat e larjes në vitin 2025 tregon vetë Shqipëria ështe e fundit, ku Saranda përmendet specifikisht si shembull negativ.

Trashëgimia kulturore?

Butrinti u dha me koncesion. Ndërkohë, shumë prej siteve të tjera të trashëgimisë kulturore mbeten pak të njohura, pa guida të mjaftueshme, me akses dhe rrugë të amortizuara dhe me probleme të shumta që kërkojnë zgjidhje.

Kjo nuk është një strategji për ta kthyer Sarandën në një destinacion të qëndrueshëm kulturor. Është menaxhim fasadë.

Saranda ka nevojë për ujë 24 orë, rrugë dhe trafik të menaxhuar, parkingje, pastërti, ujëra të pastra, transport funksional dhe një trashëgimi kulturore të mbrojtur e të promovuar. Këto janë standardet me të cilat duhet të matet një qeverisje dhe mirëmenaxhimi imagjinar i Gonxhes.

Sot kur Gonxhja sheh “mirëmenaxhim”, qytetarët shohin kaos. Kanë humbur lidhjen me realitetin!

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.