Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
POLITIKE

“Mln metra tokë të dhëna për fotovoltaikë”, Këlliçi paralajmëron padi: Zvërneci është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie

P
Piranjat 1 June 2026, 18:25 · 1 min lexim
“Mln metra tokë të dhëna për fotovoltaikë”,

Deputeti i PD , Belind Këlliçi, ka akuzuar qeverinë për dhënien e sipërfaqeve të mëdha tokash për projekte fotovoltaike, duke paralajmëruar se do të ndiqen rrugët ligjore për të kundërshtuar këto vendime.

Në një deklaratë publike, Këlliçi u shpreh se vendi po përballet me një proces që, sipas tij, po dëmton interesin publik dhe po favorizon privatizimin e pasurive të Shqipërisë.

“Sot vendi po grabitet. Zvërneci është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie, dhunë kudo që është e mundur. Dhunë në Astir, Rrjoll dhe kudo tjetër. Miliona metra tokë janë dhënë në mënyrë të paligjshme për fotovoltaikë. Nuk mund të pranojmë që kryeministri të shpopullojë dhe privatizojë Shqipërinë”, deklaroi ai.

Këlliçi theksoi se opozita do të ndërmarrë hapa ligjorë për të kundërshtuar ato që i cilësoi si vendime të dëmshme për pronën publike dhe zhvillimin e vendit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.