Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
POLITIKE

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për incidentin në Kuvend: Jam mësuar të luftoj kur të drejtat mohohen

P
Piranjat28 July 2026, 22:09 · 3 min lexim
“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, njëkohësisht deputet i kësaj force politike ka folur lidhur me situatën e ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë për marrjen e dokumentit konfidencial të marrëveshjes 302 milionë dollarë për armatimin e ushtrisë shqiptare.

Shehaj dha përgjigje lidhur me situatën, duke thënë se, sipas tij, duhet të luftojë për të drejtat që i takojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe se veprimi i tij ishte ushtrim i një të drejte.

“Më akuzojnë se kam rrëmbyer një dokument. Unë nuk bëra asgjë tjetër, veçse ushtrova të drejtën time. Nëse më akuzojnë se kam rrëmbyer të drejtën time, që më takon, po, e kam bërë. Sepse unë mendoj se, nëse një e drejtë mohohet, duhet ta kërkosh me forcë. Jo të rrish si pulë, por duhet të veprosh.

Ishte e drejta ime të aksesoja atë dokument. Unë duhet të mbroj të drejtën për të qenë aty. Shqiptarët duhet të reagojnë. Kur më mohohet mua një e drejtë, imagjino se çfarë i ndodh një qytetari të thjeshtë. Akuza që kam vjedhur dhe kam rrëmbyer është e pakuptimtë. Si mund të vjedh unë një të drejtë që më takon? Ai dokument duhet të më jepej. Dhjetë minuta para se ta merrja dokumentin, kryetari i Kuvendit tha: ‘Ta merrni’. Ajo tha se do ta mbani pesë minuta secili dhe do ta shikoni.

Ne nuk marrim urdhra. Të drejtat e deputetit nuk i vendos një punonjëse. E vërteta është që kam ushtruar detyrën time”, tha Shehaj.

Pse ikët me vrap?

“Këta janë mësuar me deputetë kukulla që i komandojnë Balla dhe Rama. Unë jam mësuar që, nëse një e drejtë më mohohet, duhet të luftoj.

Reagimi i qytetarëve që dëgjoj në terren, jo i patronazhistëve dhe analistëve të Edi Ramës, është: ‘Po, nëse të bëjnë një padrejtësi, duhet të veprosh’.

Po pse, ti kujton se unë kam qejf ta bëj në atë formë? Çfarë duhet të bëj unë? Si mundem unë, si deputet, kur nuk më jepet dokumenti?”, tha Shehaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.