Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

‘Mos guxo të përballesh me banorët’, Blushi: Rama synon shpopullimin e Fushë-Arrëzit, do t’u rrëmbejë tokat e pyjet

P
Piranjat11 August 2026, 11:25 · 7 min lexim
‘Mos guxo të përballesh me banorët’, Blushi: Rama

I ftuar në një intervistë për Syri TV, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se projekti për Fushë-Arrëzin synon shpopullimin e zonës dhe marrjen e pasurive të banorëve.

Blushi akuzoi Edi Ramën se përmes “paketës së maleve” kërkon t’u marrë tokat, shtëpitë dhe pyjet banorëve për t’i hapur rrugë ndërtimit të resorteve.

Ai kritikoi edhe deputetët socialistë të qarkut, duke i akuzuar se u kanë kthyer shpinën banorëve.

Blushi theksoi vendosmërinë e tij për të qenë në krah të komunitetit të Fushë-Arrëzit dhe kundërshtoi largimin e banorëve nga vatrat e tyre.

Ai akuzoi qeverinë për braktisjen e zonës dhe paralajmëroi kryeministrin me tone të forta: “Edi Rama, mos guxo të përballesh me banorët e Fushë-Arrëzit”, duke theksuar vendosmërinë e banorëve për të mbrojtur vatrat dhe pasuritë e tyre.

Pjesë nga intervista:

Më fal, se unë do e filloja nga fundi i analizës shumë të detajuar që bëri zoti Curri. Dhe është turpi i atyre deputetëve socialistë të atij qarku, që sot fshihen dhe nuk i japin një mbështetje, një solidaritet për banorët e kësaj bashkie, sepse kur dolën në fushatë, nuk u thanë banorëve të Fushë-Arrëzit që do t'ua bashkonin bashkinë. Tani këta deputetë socialistë u kanë kthyer shpinën.

Megjithatë, kjo tani më pak rëndësi ka. Tani fjalën e kanë marrë qytetarët. Sigurisht, ne jemi sot këtu, do të jemi çdo ditë këtu për të mbrojtur të drejtat e një komuniteti të jashtëzakonshëm, një komuniteti punëtor, një komuniteti patriot, që ka vetëm një kërkesë: të jetojë në paqe, me dinjitet në vendlindjen e vet.

Pra, kjo e drejtë nuk mund t'i mohohet kurrsesi një komuniteti, thjesht dhe vetëm pse Edi Rama tani e sheh Fushë-Arrëzin si një mundësi për të aplikuar atë tashmë të quajturën "paketë të maleve". Pra, kërkon t'u rrëmbejë këtyre banorëve tokat, shtëpitë, pyjet për të ndërtuar ato resortet e famshme, pasi shkatërroi gjithë bregdetin. Tani, sikundër e dini, u është turrur maleve.

Por kurrsesi malësorët, banorët e mrekullueshëm të këtij komuniteti, nuk mund të pranojnë që të largohen, të dëbohen nga vatrat e tyre, pse thjesht dhe vetëm Edi Rama kërkon t'u rrëmbejë këto pasuri.

Pra, ky është qëllimi i vërtetë, ky është qëllimi i fshehur që ka Edi Rama pas këtij projekti shkombëtarizues dhe shpopullues. Sepse, në rast se ti i largon shërbimet banorit të Fushë-Arrëzit, pse duhet ta bësh që ai të largohet nesër nga Shqipëria?

Pra, si mund të bëjë një banor i Fierzës të bëjë dhjetëra e dhjetëra kilometra për të shkuar në Pukë për të marrë një shërbim elementar? Si mund të garantosh ti të mbrosh pyjet e kësaj bashkie, apo, siç e theksoi zoti Curri, duhet të paktën, minimumi, të paktën një zjarrfikëse të jetë 30 minuta afër.

 E dimë se cila është gjendja dhe sa e mbështet sistemin e zjarrfikësve në vend Edi Rama, kur ka 13 vjet dhe nuk ka blerë një avion. Tani, çfarë garancie do t'u japë këtyre banorëve që këto pasuri të jashtëzakonshme nuk do të përvëlohen nga zjarret, që kryesisht janë zjarre të qëllimshme, që Edi Rama shtron terrenin o për të mbjellë hashashin në prag të zgjedhjeve, apo, sikundër po e aplikon tani, o për të hapur terren për të ndërtuar ato resortet, për të pastruar paratë e krimit të organizuar dhe të korrupsionit?

E theksoj me forcë vendosmërinë tonë për të qenë në krah të këtij komuniteti ,  mesazhi që japim sot, së bashku me kryetarin e nderuar, të cilin e falënderoj për punën e jashtëzakonshme.

Unë kam qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe nuk kam parë asnjëherë, sinqerisht, në funksion dhe në shërbim të qytetarëve. Mjafton të vish në katin e parë të këtij institucioni për të parë disponibilitetin, vullnetin, gatishmërinë e të gjithë punonjësve të administratës për të qenë 24 orë në  pavarësisht orarit zyrtar. E gjithë administrata, zotëri, ishte në punë që në orët e para të mëngjesit, në shërbim të qytetarëve.

Tani Edi Ramës kjo nuk i pëlqen, sepse Edi Rama kërkon një administratë të verbër, apo jo? Se ai parlamenti ilegjitim ku jemi ne sot, që do 83 dordolecë, edhe të ketë një këshill bashkiak që të hapë udhën resorteve, vjedhjes, shpronësimeve, shkatërrimit të pyjeve të Fushë-Arrëzit, diçka që nuk mund të pranohet dhe nuk do të ndodhë kurrë.

Ndaj, mesazhi sot: Edi Rama, mos guxo! Mos guxo të përballesh me banorët e Fushë-Arrëzit, sepse ata e dinë shumë mirë rrugën që duhet të ndjekin për të mbrojtur vatrat e tyre, për të mbrojtur vendlindjen e tyre, sepse është një komunitet për të cilin kjo qeveri ka bërë shumë pak.

Një komunitet i cili është braktisur, por tani nuk mund të dënohet edhe me degdisje larg vendlindjes së vet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.