Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

“Mos i lini arkitektët të udhëheqin ëndrrat tuaja”/ Mesazhi i Auron Tares për librin e Ramës “Albanian Files”: Kërkon të arrijë pavdeksinë

P
Piranjat27 June 2026, 11:29 · 7 min lexim
“Mos i lini arkitektët të udhëheqin ëndrrat

Auron Tare sjell një reflektim mbi librin “The Albanian File”, duke e lidhur atë me një kujtim personal nga Butrinti, ku takimi me dy nga figurat më të mëdha të arkitekturës botërore i shërben si pikënisje për një analizë më të gjerë mbi raportin mes pushtetit, peizazhit dhe kujtesës historike.

Duke rrëfyer një shëtitje në Butrint me arkitektin britanik Richard Rogers dhe më pas një darkë ku ishte i pranishëm edhe Norman Foster, Tare kujton një debat mes “titanëve” të arkitekturës, të cilët diskutonin mbi ndikimin e ndërtimit në peizazh dhe trashëgimi.

Në qendër të reflektimit të tij qëndron një thënie e Rogers: “Asnjëherë mos i lër arkitektët të udhëheqin ëndrrat e tua. Ata gjithmonë kërkojnë përjetësinë e tyre.”

Sipas Tares, kjo ide shkon përtej arkitekturës dhe prek thelbin e marrëdhënies mes pushtetit dhe historisë. Ai thekson se autokracitë nuk mjaftohen me sundimin e njerëzve, por synojnë të kontrollojnë edhe peizazhin dhe kujtesën historike.

Në analizën e tij, “The Albanian File” nuk është thjesht një projekt arkitekturor, por “anatomia e një mendësie” që kërkon të lërë gjurmë në histori përmes transformimit të hapësirës dhe trashëgimisë. Tare paralajmëron se kur pushteti e trajton historinë si instrument ambicieje, arkitektura rrezikon të humbasë funksionin e saj artistik dhe të shndërrohet në mjet të vanitetit politik, duke ndikuar drejtpërdrejt në kujtesën kolektive të një kombi.

REAGIMI

Asnjëherë mos i lër arkitektët të udhëheqin ëndrrat e tua. Ata gjithmonë kërkojnë përjetësinë e tyre.” Ishin këto fjalët e një burri të qetë, i cili atë mëngjes maji, duke shëtitur nëpër pyllin magjepsës të Butrintit, mahnitej nga natyra e qytetit antik. Personi që shikonte me kureshtje muret ciklopike ishte një arkitekt britanik. Kishte ardhur së bashku me një mik të përbashkët në Butrint dhe, pasi vizitoi të gjithë qytetin, shkuam në fushën e madhe të Vrinës për të parë gjurmët e ujësjellësit të ndërtuar në kohën e Perandorit August. Sapo i tregova se Butrinti kishte një ujësjellës romak, ai donte shumë ta shikonte, duke folur shpesh për zellin e madh të Augustit për ndërtimet monumentale, si një shprehje e dominimit të vullnetit të tij mbi hapësirat perandorake. Tek ndoqëm gjurmët prej 3 km në fushën e madhe të Vrinës, biseda mbi arkitekturën dhe ndikimin e saj në peizazh ishte një leksion i jashtëzakonshëm për mua. Arkitekti që po mrekullohej me peizazhet e Butrintit quhej Richard Rogers, një emër që atëherë nuk më thoshte asgjë. Pas një dite të gjatë në këmbë, u kthyem në Korfuz, ku në darkën e shtruar në një ish-gurore të kthyer në një nga hapësirat me ujë më të bukur në Mesdhe, kam dëgjuar një nga leksionet më interesante mbi arkitekturën dhe ndikimin e saj në peizazh. Ishte një debat midis disa arkitektëve, të cilët, siç kuptova, kishin qenë shokë që në rininë e hershme dhe kishin punuar bashkë për shumë kohë në projekte të ndryshme nëpër botë. Diku ishin ndarë, pasi këndvështrimet e tyre nuk përputheshin më, por kishin mbetur miq të mirë.

Më vonë, shumë më vonë, mësova se kisha pasur fatin të merrja pjesë në një përplasje “titanësh” të zhvilluar në atë tavolinë buzë ish-gurores mesjetare. Përveç personit që kishte bredhur me mua në fushat e Vrinës në gjurmët e ujësjellësit romak, atë natë ishte edhe një arkitekt i quajtur Norman Foster. Në tavolinën prej guri, ndër temat që silleshin përqark shumë veprave moderne apo antike, Butrinti zinte vendin parësor. “E sheh,” m’u drejtua një çast Richard Rogers, duke buzëqeshur, “mbaj mend çfarë të thashë në mëngjes, mos i lër arkitektët të udhëheqin ëndrrat e tua. Ne kërkojmë pavdekësinë në ato që krijojmë.” M’u kujtuan të gjitha këto, kur rilexova jo vetëm letrën e arkitektit holandez mbi propozimin e tij për kurorën mbretërore shqiptare, por edhe faqet e atij libri që tashmë ka marrë vlerën e një dëshmie. Fjalët e njërit prej mjeshtërve më të shquar të arkitekturës së shekullit XX Richard Rogers, më tingëllojnë ende në kujtese. Autokracitë nuk kënaqen duke sunduar njerëzit, ato kërkojnë të robërojnë edhe peizazhin, edhe kujtesën historike. Çdo despot ushqen iluzionin se pushteti i tij do të zgjasë më tepër se koha dhe se emri i tij do të mbetet i gdhendur në qytetet që ndërton apo pejsazhet qe shkatërron. Prandaj, The Albanian File nuk është thjesht rrëfimi i një projekti arkitekturor. Ai është anatomia e një mendësie. Një mendësi që nuk mjaftohet të ndryshojë peizazhin e trashëguar nga historia, por synon t’i imponojë historisë vulën e vet. Nuk i mjafton të prekë monumentet, kërkon të zotërojë edhe kujtesën që ato mbartin. Nuk i mjafton të ndërtojë mbi tokë, dëshiron të ndërtojë mbi ndërgjegjen e një kombi. Dhe kur pushteti fillon të besojë se historia është lënda e parë e ambicies së tij, atëherë arkitektura pushon së qeni art dhe shndërrohet në vegël të vanitetit politik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.